Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në mediat ndërkombëtare të turizmit. Revista spanjolle “¡HOLA!” i ka kushtuar një artikull të gjerë vendit, duke e përshkruar si një destinacion që ndërthur historinë, qytetet tradicionale, natyrën dhe plazhet e Rivierës Shqiptare. Në artikull përmenden Tirana, Kruja, Durrësi, Berati, Gjirokastra, Syri i Kaltër, Saranda, Ksamili dhe Butrinti si disa prej pikave që nuk duhen humbur nga turistët. Revista veçon arkitekturën osmane dhe qytetet prej guri, trashëgiminë e UNESCO-s, peizazhet e Jonit dhe Adriatikut, si dhe kuzhinën tradicionale shqiptare. LEXO EDHE:Spahiu: Heqja e të drejtës së vetos, e vetmja mundësi që Shqipëria të antarësohet sa më shpejt në BE Tirana përshkruhet si një kryeqytet në transformim, ndërsa Kruja vlerësohet për Pazarin e Vjetër Osman dhe kalanë. Për Beratin dhe Gjirokastrën, artikulli veçon arkitekturën historike dhe statusin e tyre si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Vëmendje të veçantë merr edhe Riviera Shqiptare, me Sarandën dhe Ksamilin, të cilat revista i përshkruan për ujërat e kristalta dhe peizazhet mesdhetare. Ndërkohë, Butrinti paraqitet si një kombinim i rrallë mes rrënojave antike dhe natyrës. Artikulli i “¡HOLA!” ndalet edhe te gastronomia shqiptare, duke përmendur pjata si fërgesa e Tiranës, tava e kosit, qifqitë dhe gatimet me peshk e fruta deti. Sipas revistës, Shqipëria ofron një kombinim të historisë, kulturës, natyrës dhe detit, duke u kthyer në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turistët që duan të zbulojnë vende të reja në Evropë. Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: turizmi shqiperia Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.8% Jo 22.7% Jam i/e dyzyuar 4.5% Vota total: 1137 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

