Lajme Zone
Media italiane për protestën në Tiranë: Studentët kërkojnë largimin e Ramës, përplasje me policinë para Ministrisë së Arsimit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Media italiane për protestën në Tiranë: Studentët kërkojnë largimin e Ramës, përplasje me policinë para Ministrisë së Arsimit

Tirana është përfshirë sërish nga protestat kundër qeverisë. Grupe studentësh janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tirana është përfshirë sërish nga protestat kundër qeverisë. Grupe studentësh janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Disa protestues u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa në drejtim të forcave të rendit janë hedhur gurë dhe bomba molotov. Policia është kundërpërgjigjur me autobotë uji dhe gaz lotsjellës, shkruan IlFattoQuotidiano, ndërsa pasqyron protestat në Tiranë. Përplasjet kanë zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa më pas një pjesë e protestuesve është tërhequr. Megjithatë, marshimi ka vijuar në drejtim të Kryeministrisë, pavarësisht reshjeve të shiut. Ndërkohë, pranë Ministrisë së Arsimit janë dislokuar forca të shumta të Policisë. Sipas raportimeve, protestat kundër qeverisë në Shqipëri vijojnë prej muajsh, ndërsa që prej muajit tetor janë përshkallëzuar. Qeveria ka ashpërsuar masat ndaj akteve të dhunës gjatë demonstratave, me gjoba që sipas raportimeve arrijnë deri në 5,500 euro për personat përgjegjës.

Gjatë protestave të fundit janë raportuar gjithashtu dëmtime dhe djegie të disa godinave publike, përfshirë institucione dhe gjykata, si dhe të bizneseve private.

Studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qeveria socialiste është në pushtet që prej vitit 2013. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb