Lajme Zone
Media franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit drejt Shqipërisë mund të zgjasë disa javë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Media franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit drejt Shqipërisë mund të zgjasë disa javë

Shqipëria ka kërkuar nga Franca ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar javën e kaluar pas një fluturimi me avion të lehtë mbi centralin bërthamor të Penly, në Francë. Lajmi është raportuar nga mediat franceze, të cilat i referohen Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Sipas raportimeve, Beqiri u ndalua në aeroportin e Albertit, në veri të Francës, pasi avioni me të cilin udhët

Shqipëria ka kërkuar nga Franca ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar javën e kaluar pas një fluturimi me avion të lehtë mbi centralin bërthamor të Penly, në Francë. Lajmi është raportuar nga mediat franceze, të cilat i referohen Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Sipas raportimeve, Beqiri u ndalua në aeroportin e Albertit, në veri të Francës, pasi avioni me të cilin udhëtonte kaloi mbi zonën e centralit bërthamor të Penly, një nga vendet e përfshira në projektet franceze për ndërtimin e reaktorëve të rinj bërthamorë.

Biznesmeni shqiptar u gjykua me procedurë të përshpejtuar në Amiens dhe u dënua me 7 mijë euro gjobë. Pas vendimit, ai u mbajt nën masën e arrestit në kuadër të procedurës së ekstradimit drejt Shqipërisë.

Në vendin tonë, 44-vjeçari është nën hetim nga drejtësia shqiptare që prej vitit 2025 për dyshime lidhur me një skemë korrupsioni dhe tenderash të manipuluar me vlera miliona euro. SPAK e dyshon për mashtrim dhe mashtrim në kuadër të një grupi të strukturuar.

Autoritetet franceze, gjatë hetimeve të tyre, kanë identifikuar disa pasuri që dyshohet se kanë origjinë kriminale. Sipas SPAK, bëhet fjalë për llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, dy apartamente, një avion turistik, automjete si dhe një pronë në formën e një kështjelle në departamentin Oise, me vlerë rreth 2.6 milionë euro.

Sipas autoriteteve, procedura e ekstradimit mund të zgjasë disa javë. Ndërkohë, mediat franceze raportojnë se autoritetet e të dy vendeve po bashkëpunojnë për sekuestrimin e pasurive të identifikuara. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm