Lajme Zone
“Më vodhi biçikletën elektrike të punës”/ I merr OUXI V8, e përdorte për shpërndarjet
Të tjeraJOQ Albania

“Më vodhi biçikletën elektrike të punës”/ I merr OUXI V8, e përdorte për shpërndarjet

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e një biçiklete elektrike që e përdorte si mjet pune.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e një biçiklete elektrike që e përdorte si mjet pune.

Ngjarja, sipas denoncuesit, ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 14:03, në Rrugën Don Bosko, përballë Smart, para se të mbërrish te Neptun.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person që afrohet fillimisht pranë një biçiklete ngjyrë kafe. Ai ndalet për disa sekonda dhe kontrollon pjesën e pasme të saj.

Më pas, personi e lë biçikletën dhe drejtohet pas disa materialeve të ndërtimit, ku ndodhet një biçikletë elektrike OUXI V8, e pajisur me kutinë e shpërndarjes.

Në video shihet teksa ai kap timonin, e tërheq biçikletën elektrike nga vendi ku ishte parkuar dhe e nxjerr në trotuar.

Pak çaste më vonë, hipën në biçikletë, nis lëvizjen dhe largohet me të.

Denoncuesi kërkon që pamjet të publikohen me shpresën se personi do të identifikohet dhe biçikleta do të gjendet.

JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa rasti mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)