Lajme Zone
“Më ulën gabimisht mesataren në U-Albania, humba afatin për universitetin”
PolitikëJOQ Albania

“Më ulën gabimisht mesataren në U-Albania, humba afatin për universitetin”

Një maturante ka denoncuar për një problem që, sipas saj, i ka mohuar të drejtën për të aplikuar në universitet përmes portalit U-Albania.

Një maturante ka denoncuar për një problem që, sipas saj, i ka mohuar të drejtën për të aplikuar në universitet përmes portalit U-Albania.

Ajo ka treguar se sistemi i ka llogaritur gabimisht mesataren VKM, duke ia ulur nga nota 8.01 në 6.41 çka e ka bërë të pamundur aplikimin në çdo program studimi, pasi kriteri minimal ishte mesatarja 6.5.

"Kam një javë që merrem me këtë problem. Kam folur me institucionet arsimore, më kanë thënë se do ta rregullojnë, por nuk është bërë asgjë. Dje ishte afati i fundit i aplikimeve dhe nuk arrita të aplikoj në asnjë degë," shprehet ajo.

Maturantja tregon se e ka përfunduar gjimnazin në Korçë vitin e kaluar dhe se gjatë aplikimit të vitit të kaluar nuk kishte asnjë problem me të dhënat në sistem. Sipas saj, këtë vit i është llogaritur gabimisht mesatarja e provimeve të Maturës Shtetërore si 4.5, ndërkohë që mesatarja reale është 7.72.

Ajo ka edhe diplomën me notat dhe mesataren, si edhe pamjet nga sistemi U-Albania që tregojnë mënyrën se si i është shfaqur mesatarja.

Sipas denoncimit, familjarët kanë kontaktuar si Drejtorinë Arsimore në Korçë, ashtu edhe institucionet përgjegjëse në Tiranë, por deri tani nuk kanë marrë një zgjidhje.

"Kam frikë se edhe në raundin e dytë do të mbetet i njëjti problem. Nuk e kuptoj pse nuk e korrigjojnë, ndërkohë që dokumentet i kam të gjitha në rregull," përfn maturantja.