Lajme Zone
Me tritol dhe granata gati për shitje, në pranga 52-vjeçari
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Me tritol dhe granata gati për shitje, në pranga 52-vjeçari

Një 52-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke transportuar një sasi lëndësh plasëse dhe municionesh luftarake, të cilat dyshohet se do t'i shiste.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Porosia", shërbimet e policisë ndërhynë në rrugën "Kastriotët", ku arrestuan shtetasin Petrit Çeça, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, efektivët gjetën dhe sekuestruan dy granata dore luftarake, dy ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse tritol, një pjesë e së cilës ishte e pajisur me dy fitila dhe dy kapsolla detonatore gati për shpërthim, si edhe gjashtë kapsolla detonatore.

Sipas Policisë, 52-vjeçari dyshohet se po i transportonte këto materiale me qëllim shitjen e tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur origjinën e arsenalit dhe persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.