Tensione janë regjistruar pak para nisjes së seancës plenare pasi kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk u lejua të futej në ambientet e Kuvendit. Ai u ndalua nga punonjës e Gardës pasi është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Ndalimi ka sjellë tensione teksa, Shehaj u shpreh se përjashtimi është shlyer pasi ka përfunduar më 22 korrik. “Si i ndaloni deputetët të hyjnë. Hiqi duart do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty” tha ai. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga moment i debatit, tonet janë të larta teksa në këtë situatë janë bashkuar edhe disa deputetë demokratë të cilët tentojnë të largojnë punonjësit e Gardës që Shehaj të marrë pjesë në seancë.
