Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Me thirrje “Rama në burg, Belinda në burg”/ Protesta pranë Kuvendit, PD dhe qytetarët të ndarë! Demokratët nisin marshimin nga selia


Ka nisur protesta e opozitës dhe qytetarëve pranë Kuvendit, ndërsa zona përreth është blinduar me masa të shtuara sigurie nga policia.

Ka nisur protesta e opozitës dhe qytetarëve pranë Kuvendit, ndërsa zona përreth është blinduar me masa të shtuara sigurie nga policia. Demokratët kanë nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike drejt Kuvendit, për t’iu bashkuar protestës. Në krye të marshimit është vendosur banderola me mbishkrimin: “Rama në burg, Belinda në burg”. Ndërkohë, qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur në zona të ndryshme pranë Parlamentit, ndërsa numri i protestuesve vijon të rritet. Në zonën përreth Kuvendit janë vendosur barriera metalike, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në terren për garantimin e sigurisë gjatë protestës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb