Ndonëse Ergys Agasi u kap në makinën që drejtohej nga Uljan Shpataraku, pasi policia e kishte mbajtur nën vëzhgim që prej daljes nga një kompleks vilash që njihet si baza e Visit të Pojës, ish-zyrtari i Policisë ka pretenduar para hetuesve se nuk e njihte biznesmenin. Në dëshminë e siguruar nga Report Tv, Shpataraku mësohet se ka deklaruar se ai ka qenë në Durrës për shkak se ka pasur djalin sëmurë. Mëngjesin e 26 korrikut, ai ka pretenduar se është nisur drejt Elbasanit ku ka takuar dy miq. Në kthim, ish-efektivi Shpataraku pretendon se një person (Ergys Agasi) ia ka bërë me shenjë në rrugë për të ndaluar. Sipas tij, nuk e dinte së bëhej fjalë për Agasin dhe as nuk e kishte njohur, pasi ai ishte prezantuar me emrin “Berti” dhe se merrej me dyer alumini. “Rreth orës 01:00 të natës, për shkak se djali im kishte temperaturë të lartë dhe ndodhej në Durrës, te vjehrri im, në zonën e Kënetës, mora bashkëshorten dhe shkova te vjehrri. Të nesërmen u zgjova, mora makinën dhe i thashë vjehrrit se do të shkoja në Elbasan. Shkova në Elbasan, takova dy miq të mi, piva kafe dhe më pas u ktheva nga Elbasani. Gjatë kthimit nëpërmjet rrugës së vjetër të Elbasanit, një person më bëri shenjë dhe unë e mora në makinë. Më pas, gjatë rrugës, na ndaloi policia dhe na dërguan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gjatë rrugës zhvillova bisedë me të dhe ai më tha se quhej Berti dhe merrej me dyer alumini. Në atë moment nuk e dija se bëhej fjalë për Ergys Agasin”, ka dëshmuar Shpatraku. I pyetur se si ishte e mundur që një ish-efektiv nuk e kishte njohur Agasin, Shpataraku është përgjigjur: LEXO EDHE:Ekskluzive/ 11 orët e fundit në liri të Ergys Agasit minutë pas minute, nga vilat e ‘Visit të Pojës’, vizita 5 orëshe pranë Tregut Agroushqimor të Suel Çelës në Elbasan, deri te arrestimi! Policia e ndoqi me dron “Si mund ta njihja unë z. Agasi që ishte në kërkim kur z. Agasi ishte kur hipi në makinën time me mjekër, me kapele, me shapka.” Megjithatë, sipas dosjes, në orën 11:59 Audi A6 që drejtohej nga Shpataraku është parë duke hyrë në kompleksin e vilave në Durrës ku policia kishte lokalizuar Agasin. Vetëm tre minuta më vonë, në orën 12:02, automjeti është parë duke dalë nga parkimi nëntokësor dhe në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej Agasi. Makina është mbajtur nën vëzhgim drejt Elbasanit dhe është ndaluar në kthim pranë Plepave. Lajmi kryesor: Ekskluzive/ 11 orët e fundit në liri të Ergys Agasit minutë pas minute, nga vilat e ‘Visit të Pojës’, vizita 5 orëshe pranë Tregut Agroushqimor të Suel Çelës në Elbasan, deri te arrestimi! Policia e ndoqi me dron SI.E./Shqiptarja.com TAG: uljan shpataraku ergys agasi dosja akshi Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3993 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

