Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Më të paktë në numër, qytetarët në protestë për të 49-ën ditë! Organizatorët kundër mbledhjes së ‘Kuvendit Kombëtar’: Përfaqësuesit janë në shesh


Pak orë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar Qytetar të thirrur nga kryendrituri Edviol Kulluri, organizatorët e protestës e kundërshtuan duke u bërë thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë, sepse vullneti i popullit është në shesh.

TIRANË- Në ditën e 49-të të protestës, pjesëmarrja është dukshëm më e ulët, siç tregojnë edhe pamjet me dron që sjell Report Tv. Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen” protestuesit marshuan nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë. Aty, organizatori Edison Lika kundërshtoi Kuvendin Kombëtar Qytetar. Një mbledhje e zhvilluar vetëm pak orë më parë e thirrur Kryendrituri Edviol Kulluri, e cila u mbizotërua vetëm nga akuzat dhe sherret mes qytetarëve të pranishëm. Lika, por edhe protestues të tjerë bënë thirrje që të bojkotohen mbledhjet e Kuvendit Kombëtar pasi vullneti i popullit është në shesh. “Me këtë protestë negociohet vetëm në shesh, kush mendon se negociohet nëpër zyra e ka gabim. Kush mendon se mund ta përfaqësojë ketë protestë e ka gabim, sepse përfaqësuesit e kësaj proteste janë në shesh. A mund të negociohet me revolucionin? Çdo kërkesë tjetër na përçan dhe nuk na bashkon”, tha Lika. LEXO EDHE:Bjorn Runa: Një ‘Kuvend’ mjaftoi për të rrëzuar mitin e protestës horizontale “Nuk mundet dikush me thirr mbledhje dhe me thënë vullneti i popullit. Vullneti i popullit është këtu në shesh. Rrini pa shkuar, mos u përçani”, tha një protestues tjetër. “Bojkotoni çdo mbledhje jashtë sheshit. Kuvendi i vetëm është këtu në shesh”, tha një tjetër protestuese. “Protesta e ka grupin koordinues dhe e ka këtë popull që e mban gjallë. Protesta është e popullit”, vijoi një protestues tjetër. Organizatorja Sidorela Vatnikaj ripërsëriti të njëjtat kërkesa që artikulohen prej 49-ditësh në protestë, nga krijimi i një qeverie teknike tek kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 vite. Pas gati 1 orë fjalime, protestuesit si çdo mbrëmje marshuan në rrugët e Tiranës. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 22:00 ‘Ai ka mendimin e vet’- Pas tensioneve në Kuvendin e protestës, përplasje mes organizatorëve edhe gjatë tubimit në shesh (VIDEO) Gjatë protestës ditën e sotme para Kryeministrisë, tonet janë ashpërsuar edhe mes organizatorëve, të cilët në një moment janë përplasur me njëri-tjetrin, për shkaqe ende të paqarta.‘Ai ka mendimin e vetë...’, dëgjohet një prej organizatorëve t’i thotë organizatorit tjetër Edison Lika, duke i kërkuar këtij të fundit që t’i japë lirinë të shprehë mendimin e tij.Tensionet gjatë protestës së sotme vijnë pas sherrit dhe akuzave të ndërsjellta gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të protestës, i mbajtur ditën e sotme me kërkesë të Edviol Kryendriturit. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 21:36 Degjeneron fjalori në protestë, i riu në podium: Ne duam të hamë, të pimë dhe të q*** (VIDEO) Në ditën e 49-të protesta degjeneroi në fjalor banal. Një i ri, me flamurin kuqezi mbi supe mori mikrofonin në mes të protestuesve, mes të cilëve ka gra me fëmijë, dhe artikuloi ‘kërkesa’ larg atyre të dëgjuara deri më tani.“Shqipëria është e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve. Ne duam të hamë, të pimë dhe të q*më”, tha protestuesi.Por organizatorët e gjetën fajin diku tjetër. Ata u distancuan nga gjuha e përdorur, duke e quajtur të riun patronazhist. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./R.Xh/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Edison lika Tirane Komento Komente Turi: 18/07/2026 23:00 Ja ku perfunduam. E nisem kete proteste per vendin tone dhe perfi me drejtimin e disa kokpalareve. Jeni per turp. Degjohen vetem persona si ky idjoti me fjalor te ndyre. Përgjigju SHKODER LOCJA: 18/07/2026 22:41 U SHKERMOQ EDHE PROTESTA ISLAMIKE ANTIAMERIKANE Përgjigju Sula: 18/07/2026 22:25 Cfare prete nga njerezpa kulture e edukate qe kan zbrit nga male qe blene te gjithe dipllomat qe u bene me arsim te larte nje person i arsimuar tamam si duhet nuk flet e uleret si bertasin e ilerasin kto Përgjigju Shkumbini: 18/07/2026 20:49 Lexoj ne nje shkrim, sidorela vatnikaj thote, nuk kemi me frike fhe e kam degjuar fhe disa here ne kete proteste dhe skuptoj nga doli kjo, skemi me frike. Nga kush te keni a po te kemi frike, kjo eshte turp te thuhet dhe turp te kini qe cnuk keni leshuar nga goja gjithe keto dite. U ka ikur mendja se nuk spjegohet ndryshe ose qellimet e organizatoreve jane shume me te errta se kaq. Pika u rafte me gjithe komitetet tuaja o njerez te dale nga shinat. Nuk ma priste mendja kurre qe ne vendin tone te kishte te tille njerez. Përgjigju Sondazhi i ditës:

18 Korrik, 19:55

Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 55.3% Argjentina 39.2% Nuk kam mendim 5.5% Vota total: 1054 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Korrik, 19:55 Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?