Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është gjetur me armë pa leje. Ai po lëvizte në zonën e Liqenit të Thatë kur gjatë kontrollit të makinës, në çantë iu gjet pistoleta dhe fishekët, tashmë të sekuestruara. Njoftimi i policisë: LEXO edhe...Tiranë/ 41-vjeçarit i vendoset lëndë plasëse në makinë, policia nis hetimet Tiranë/Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zonën e Liqenit të Thatë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi G. K., 40 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi G. K. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/E.H/ReportTv.al armembajtje pa leje Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6136 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
