Vetëm në 5 vitet e fundit numri i lindjeve në qytetin e Fierit ka rënë më shumë se dy herë. Drejtori i Maternitetit të Fierit, Robert Luto rendit emigracionin si arsyen kryesore. “Nga 2 mijë deri në 2 mijë e 500 lindje që regjistroheshin para 5 viteve, tashmë numri ka zbritur në rreth 1 mijë lindje në vit. Lëvizjet demografike të familjeve shqiptare emigracioni. një pjesë zgjedhin spitalet private por edhe orientimi i një pjese të nënave drejt materniteteve në Tiranë",- thotë Luto. Një tjetër tendencë që është parë gjatë viteve të fundit është rritja e lindjeve me operacion cezarian. Sipas shefit të maternitetit, ato janë më të shumta se lindjet natyrale. LEXO EDHE:Thyen masën 'arrest në shtëpi' dhe vjedh një makinë, arrestohet 43 vjeçari në Fier, shpallet në kërkim personi që e ndihmoi (EMRAT+VIDEO) “Nuk është një trend që ka prekur vetëm fierin por edhe te gjithë Shqipërinë, edhe jo vetëm gjithë botën. nënat janë të prirura që të zgjedhin lindjet natyrale",- shprehet drejtori i Maternitetit të Fierit. Në rënie paraqitet edhe numri i aborteve. "Nëse gjatë gjashtëmujorëve të parë të 2025 u regjistruan rreth 300 raste, në 6- mujorin e parë të vitit 2026 ky numër ka arritur në rreth 100. Pjesa më e madhe e rasteve i përket vajzave dhe grave nga zonat rurale",- deklaron Luto. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 në Fier janë regjistruar rreth 400 lindje. K.M/Shqiptarja.com TAG: Fier Robert Luto lindje Komento Komente Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 2718 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

