Viktima-Autori Kristjan Sterjo ka dëshmuar para grupit hetimor për konfliktet që, sipas tij, i paraprinë vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, ndërsa hetuesit po verifikojnë pretendimet për ngacmimin e të dashurës së tij dhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve. Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, ndërsa Kristjan Sterjo, i arrestuar si autor i dyshuar i krimit, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.
Në fokus të hetimeve është motivi që çoi në përplasjen fatale mes dy të rinjve. Sipas dëshmisë së Sterjos, një prej episodeve që kishte acaruar marrëdhëniet mes tyre lidhej me pretendimin se viktima kishte ngacmuar të dashurën e tij.
Megjithatë, kjo nuk është pista e vetme që po shqyrtohet. Hetuesit po verifikojnë edhe konfliktet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin debatuar dhe ishin përplasur disa herë, mes të tjerash edhe për pretendime se kush ishte “më i forti” i lagjes.
Nga të dhënat e deritanishme të hetimit dyshohet se Johan Zuko dhe Kristjan Sterjo ishin konfliktuar verbalisht edhe disa ditë përpara vrasjes. Përplasjet, ngacmimet dhe fyerjet e ndërsjella dyshohet se kishin tensionuar më tej raportet mes tyre.
Sipas versionit që Sterjo ka dhënë para hetuesve, ditën e djeshme ai ka marrë armën dhe është vënë në ndjekje të 20-vjeçarit. Më pas, Zuko është qëlluar me një plumb pas shpine, plagë që rezultoi fatale.
Pas krimit, Sterjo u largua nga vendngjarja dhe qëndroi në arrati për rreth gjashtë orë. Sipas të dhënave të deritanishme, ai ishte fshehur në një zonë pranë varrezave të qytetit dhe më pas kishte lëvizur në drejtim të banesës së tij.
Pikërisht gjatë kësaj lëvizjeje ai është pikasur nga forcat e policisë, të cilat ndërhynë dhe e arrestuan në afërsi të banesës.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për rindërtimin e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e motivit. Dëshmia e të dyshuarit po verifikohet së bashku me provat dhe të dhënat e tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Vrau shokun e tij me kallashnikov, arrestohet Kristjan Sterjo në Korçë 8 Gusht, 23:03 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vrau shokun e tij me kallashnikov, arrestohet Kristjan Sterjo në Korçë 8 Gusht 2026, 23:0223:02Kronike Ndezi zjarr për të djegur barin, era përhapi flakët drejt Malit të Krujës; në pranga 73-vjeçari 8 Gusht 2026, 22:3522:35Kronike Policia rrethon vilën në Palasë, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës! 8 Gusht 2026, 22:2522:25Kronike Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, dëshmia e banores së pallatit: E gjeta djalin të shtrirë e të gjakosur! 8 Gusht 2026, 19:5119:51Kronike RENEA 'blindon' Korçën, rrethon banesën e autorit të vrasjes së Joan Zukos! 8 Gusht 2026, 19:3619:36Kronike E ndoqi deri në pallat dhe e qëlloi me kallashnikov, identifikohet autori që vrau Joan Zukon në Korçë 8 Gusht 2026, 19:1119:11Kronike

