Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Më me standard doli Zegjineja se këta. Edhe me Belindën kështu bëri Erioni!”/ Ironizon Balliu: Braçe dhe Spiropali u hoqën si disidentë, por…


Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ironizuar deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, pas kritikave që ata shprehën ndaj reformës territoriale, por që në fund votuan pro saj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ironizuar deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, pas kritikave që ata shprehën ndaj reformës territoriale, por që në fund votuan pro saj. I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” në News24, Balliu krahasoi qëndrimin e tyre me atë të deputetes Zegjine Këlliçi, duke u shprehur se kjo e fundit, sipas tij, u tregua më e sinqertë, pasi nuk e kundërshtoi publikisht reformën përpara se ta votonte. Balliu akuzoi Braçen dhe Spiropalin se u paraqitën si disidentë brenda Partisë Socialiste, por në fund iu bindën vendimit të partisë. Ai hodhi akuza edhe për mënyrën se si, sipas tij, funksionon mazhoranca, duke pretenduar se interesat politike dhe financiare kanë zëvendësuar bindjet personale. “Me më shumë standard doli Zegjineja se Braçe dhe Spiropali. Ajo është e sinqertë, se nuk e lexon se çfarë thuhet, por zbaton urdhrat e partisë. Del Spiropali atje dhe flet me patos, kritikon. Dhe më pas del Braçe dhe prej dy javësh thotë do bëjmë këtë, atë dhe më pas del dhe ul kokën poshtë, e rri sikur çfarë. Pse mo, pistoletën në kokë ia vunë? 30 vite në pushtet e mbajti Divjakën. Çfarë politikanësh janë ata? Kryetari i partisë sime nuk më vë mua në atë pozitë, se nuk e bën Berisha atë gjë. Kemi pasur botën kundër dhe të gjithë, kemi pasur dhe kryetarin Basha dhe kisha bindjen se nuk do të fitonim kurrë me të. Dhe reaguan demokratët dhe thanë: ‘Dale se kjo është imorale’. Bindja e tyre është partia dhe leku. Këta nuk kanë as gjini, as Zot, as fe. Këta e sjellin policinë në xhami. Nuk kanë fe këta, feja e tyre është Edi Rama. Asnjë të bërtitur nuk ka pasur nga Rama. Ai i tha: ‘Ik, fol çfarë ke për të folur, dhe hajde voto pro’. Këta zgjodhën që të mos dilnin nga partia. Zegjineja, nga pikëpamja morale, është më e pastër. Këta të bëjnë dhe dëngla, bëjnë si disidentë. Këtë gjë bëri dhe me Belindën, foli e foli për korrupsionin dhe shkoi e mbrojti. Këta i ka fshirë në ndonjë vend. Bëri gam-gam nja dy herë Spiropali, i shkuan Tatimet burrit te biznesi. Tak, u tërhoq ajo. Këta nuk kanë lidhje me shtetin, por me vjedhjet. Ndaj thirrja e qytetarëve ‘nuk na përfaqësoni’ është shumë e bukur”, u shpreh Balliu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: klevis balliu