Lajme Zone
"Më kërcënuan 5 ambasada për emërimin në Kushtetuese"/ Meta, akuza Yuri Kim, McGonigal dhe SPAK-ut
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

"Më kërcënuan 5 ambasada për emërimin në Kushtetuese"/ Meta, akuza Yuri Kim, McGonigal dhe SPAK-ut

Këtë të enjte është zhvilluar seanca gjyqësore për kreun e...

Këtë të enjte është zhvilluar seanca gjyqësore për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi.

Gjatë seancës gjyqsore ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj SPAK, duke thënë se hetimet janë ndikuar nga ish-ambasadorja Yuri Kim dhe ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal. “Prokuroria ka bërë veç shkelje e ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë, në shërbim të Serbisë”, ka deklaruar Meta. Ndër të tjera, Meta ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë President i Republikës është kërcënuar nga përfaësues të ambasadave të huaja për zgjedhjen e një anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha se bëhej fjalë që të mos ishte Marsida Xhaferllari në Kushtetuese por Arta Vorpsi. “Jam kërcënuar si President i Republikës nga 5 fëlliqësira ambasadash, që përfaqësonin 5 ambasada të huaja, që të mos ishte Marsida Xhaferllari në Kushtetuese, por të ishte ajo e Lanës, Arta Vorpsi”, është shprehur Meta. Ndër të tjera, Meta tha se nëse SHBA gjen qoftë dhe një shkelje ndaj tij për çështjen e lobimit atëherë është i gatshëm të shkojë të përballet me drejtësinë dhe në Amerikë, me shpenzimet e tij. “Nëse SHBA gjente një shkelje të vetme ndaj meje për çështjen e lobimit, jam i gatshëm të shkoj me shpenzimet e mia në SHBA dhe të përballem me drejtësinë”, ka thënë ai./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.