U pretendua nga avokati i tij se u vetëdorëzua, dalin pamjet si u mbajt në vëzhgim nga policia e Tiranës Ylli Zalla, me dron të teknologjisë së lartë ‘Bayraktar’.
Në pamjet e siguruara Zalla shfaqet duke ‘patrulluar’ në zonë me një kallashnikov në krah, armë që i’u sekuestrua bashkë me 3 karikatorë
Hetuesit e policisë së kryeqytetit survejuan lëvizjen e të shumëkërkuarit deri në prangosjen e tij me ndihmën e forcave RENEA. Kujtojmë se i shumëkërkuari u prangos më 17 gusht pas 10 muajsh në arrati. View this post on Instagram A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) Ylli Zalla ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025 i dyshuar se ka furnizuar me armë e arsenal autorët e atentatit në Rinas. Pas kësaj ngjarje të rëndë ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, në banesën e Zallës në Fushë-Krujë, policia zbuloi një arsenal armësh tipik ushtarak çka nxiti dyshime për lidhje të tij me autorët e masakrës apo grupe kriminale.
Ai u arrestua një ditë pasi në shtëpinë e tij iu vendos një sasi lënde plasëse. Ai u arrestua rreth 500 metra larg banesës së tij ndërsa ishte i armatosur, por nuk ka bërë rezistencë. Disa operacione janë zhvilluar për arrestimin e Zallës, por policia nuk ka arritur ta arrestojë më parë.
Zalla është arrestuar më herët për posedim të municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse. Po ashtu ai rezulton i skeduar edhe për rekrutim të shqiptarëve që janë dërguar për të luftuar me ISIS-in. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet ylli zalla

