Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Dibër, pasi u kap me një kallashnikov dhe një pistoletë në taksinë që drejtonte. Armët dyshohet se i kishte marrë në zonën e Tufinës, në Tiranë, dhe po i transportonte drejt Maqedonisë së Veriut, ku synonte të kalonte përmes kufirit të gjelbër. 30-vjeçari A. T. u ndalua nga policia në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bllatës”. Gjatë kontrollit të automjetit, në sediljen e pasme u gjet një kallashnikov me 13 fishekë, si dhe një pistoletë me një fishek në fole dhe një tjetër në krehër. LEXO edhe...Pesë ditë protesta të dhunshme në Tiranë, 19 organizata me mesazh për policinë, protestuesit dhe politikën: Ndaloni dhunën, hapni rrugë për dialog! Nga hetimet e para, policia dyshon se i riu kishte udhëtuar nga Tirana drejt Dibrës për të transportuar armët në Maqedoninë e Veriut, duke shmangur pikat zyrtare të kalimit kufitar. Armët dhe municioni u sekuestruan, ndërsa 30-vjeçari u arrestua në flagrancë gjatë operacionit të koduar “Taksia”. Njoftimi i plotë i Policisë Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksia” Transportonte me taksi 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), me municion luftarak, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municioni luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Dibër, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Taksia”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 30 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin taksi që drejtohej nga 30-vjeçari, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bllatës”, shërbimet e Policisë gjetën, në sediljen e pasme, një armë zjarri kallashnikov me 13 fishekë, si dhe një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole dhe një fishek në krehër. Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 30-vjeçari i kishte marrë armët në zonën e Tufinës, në Tiranë, me qëllim transportimin e tyre drejt Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/E.H/ReportTv.al taksi kallashnikov Maqedoni e Veriut arme zjarri Tirane Diber Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 5124 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
