Lajme Zone
‘Me Greqinë marrëdhënie fantastike’- Rama: Ndonjëherë ka edhe fantazma që kthehen! Çështja e kufirit detar ende e pazgjidhur, por kemi rënë dakord t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare
PolitikëShqiptarja

‘Me Greqinë marrëdhënie fantastike’- Rama: Ndonjëherë ka edhe fantazma që kthehen! Çështja e kufirit detar ende e pazgjidhur, por kemi rënë dakord t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare

Teksa i cilësoi si fantastike marrëdhëniet me Greqinë, kryeministri Rama tha se duke qenë vende fqinje, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë diskutime, debate dhe ndonjëherë edhe 'fantazma që kthehen' nga e kaluara.

Kryeministri Edi Rama ka folur nga kryeqyteti i Irlandës, Dublini, për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera të rajonit, ku veçoi ato me Greqinë. Për Ramën, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, por sipas tij, ende e pazgjidhur mbetet çështja e kufirit detar, për të cilën sipas kryeministrit, është rënë dakord që të shkohet në Gjykatën Ndërkombëtare. “Kur bëhet fjalë për Greqinë, kemi të gjitha arsyet për të pasur marrëdhënie fantastike me Greqinë. Për momentin janë të shkëlqyera, por jemi fqinj dhe midis fqinjësh ka gjithmonë mundësi për të pasur diskutime e debate. Ndonjëherë ka edhe fantazma që kthehen. Por nuk është ky rasti. Kemi një çështje të pazgjidhur, kur bëhet fjalë për çështjen e kufirit detar, por kemi rënë dakord që të shkojmë në Gjykatë Ndërkombëtare. Është diçka që do të zgjidhet nga një palë e tretë”, tha mes të tjerash Rama. LEXO EDHE:Rama: Inteligjenca artificiale është bekim për ne! Shqipëria ka 95% të shërbimeve online Lajmi kryesor: Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE! Protestat e 'flamingove', rezultat i urrejtjes ndaj Trump! Investimi në Zvërnec do i bëjë shqiptarët krenarë R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: edi rama greqia ballkani perendimor ceshtja e detit Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dublin Irlandë Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.6% Veliajn 16.4% Asnjërin 36% Vota total: 3311 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?