Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Me dosje në dorë, Edi Rama mbërrin në Asamblenë e Partisë Socialiste


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjirin e Lalzit, ku do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjirin e Lalzit, ku do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë dhe njëherazi kryetari i PS-së është paraqitur në ambientet e takimit duke mbajtur një dosje në dorë. Mbledhja e Asamblesë zhvillohet pas një periudhe me zhvillime të shumta politike dhe debate brenda Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë organizimi i partisë, zhvillimet e fundit dhe mesazhet politike që do të përcillen nga drejtuesit socialistë. Vëmendja është përqendruar edhe te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të marrë pjesë në Asamble dhe ka bërë thirrje për aktivizimin e mekanizmit të mocionit të mosbesimit ndaj Ramës, duke e cilësuar kryeministrin si pengesë për partinë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb