Një drejtues autobusi në Fier është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë dhe tërheqje të lejes së qarkullimit pasi është filmuar duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Kjo ndodhi ndërsa ai ishte në aksin Divjakë-Lushnje. Gjithashtu, certifikata e kontrollit teknik të mjetit rezultoi se kishte kaluar afatin. LEXO edhe...‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës 23 ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Të dëgjohet zëri i qytetarëve! (VIDEO) Njoftimi i policisë: Në lidhje me një video të publikuar në median sociale “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke përdorur celularin gjatë drejtimit të një mjeti të shërbimit publik, në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë drejtuesin e autobusit. Për shkeljet e konstatuara, bazuar në pikat 3 dhe 10 të nenit 79, pikat 1 dhe 8 të nenit 170, si dhe pikat 2 dhe 3 të nenit 171 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative në vlerën 50 000 lekë, si dhe me tërheqjen e lejes së qarkullimit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, ka rezultuar se drejtuesi qarkullonte me certifikatën e kontrollit teknik të mjetit të përfunduar. Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar se çdo denoncim do të trajtohet me seriozitet dhe se do të reagohet menjëherë, në përputhje me ligjin. P.J/E.H/ReportTv.al gjoba divjake-lushnje Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 63.8% Keq 28.5% Nuk e di 7.7% Vota total: 533 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?
