Me 79 vota pro, Klodiana Spahiu është zgjedhur ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën që dha dorëheqjen disa ditë më parë. Votimi u zhvillua në Kuvend, ndërsa deputetët e opozitës kishin braktisur sallën pak pas nisjes së votimit.
Pas miratimit të saj, seanca e kësaj të marte në Kuvend u mbyll. Top Channel

