Lajme Zone
Mbyllet votimi në Rusi/ Del exit poll i parë, partia ‘Rusia e Bashkuar’ e mbështetur nga Putini drejt një fitoreje të thellë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mbyllet votimi në Rusi/ Del exit poll i parë, partia ‘Rusia e Bashkuar’ e mbështetur nga Putini drejt një fitoreje të thellë

Sot ishte dita e fundit e zgjedhjeve që po zhvillohen në Rusi për Dumën (Parlamentin rus), të cilat kanë nisur që nga data 18 shtator. Teksa qendrat e votimit janë mbyllur thuajse në të gjithë Rusinë, kanë dalë edhe exit pollet e para, që parashikojnë sesi ka dalë rezultati i zgjedhjeve. LEXO edhe...Dita e fundit e zgjedhjeve në Rusi, Moska: Sistemet tona të votimit në shënjestër të sulmeve kibern

Sot ishte dita e fundit e zgjedhjeve që po zhvillohen në Rusi për Dumën (Parlamentin rus), të cilat kanë nisur që nga data 18 shtator. Teksa qendrat e votimit janë mbyllur thuajse në të gjithë Rusinë, kanë dalë edhe exit pollet e para, që parashikojnë sesi ka dalë rezultati i zgjedhjeve. LEXO edhe...Dita e fundit e zgjedhjeve në Rusi, Moska: Sistemet tona të votimit në shënjestër të sulmeve kibernetike Sipas mediave të huaja, në zgjedhjet parlamentare partia në pushtet Rusia e Bashkuar, e mbështetur nga Presidenti Vladimir Putin, parashikohet të fitojë 49.4% të votave, sipas një exit polli paraprak të cituar nga media shtetërore ruse, shkruan Sky News. Kjo është pak më pak se 49.8% e fituar nga Rusia e Bashkuar në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, por është ende një fitore e madhe që pritej gjerësisht. Partia Komuniste e Federatës Ruse parashikohet të jetë në vendin e dytë me 14.2% të votave. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte më shumë se 56%. R.Xh/ReportTv.al Rusi Exit Polls zgjedhjet ne rusi vladimir putin Rusia e Bashkuar Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.6% Të gabuar 88.6% Nuk e di 4.8% Vota total: 5595 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?