Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Mbyllet tubimi i 132-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë


Është mbyllur sot më 9 tetor protesta kombëtare kundër qeverisë.

Është mbyllur sot më 9 tetor protesta kombëtare kundër qeverisë. Protestuesit thirrën në fund të tubimit frazën e njohur “Nesër më shumë”. Protesta edhe sot në ditën e 132-të nisi nga Sheshi Skënderbej, më pas protestuesit shkuan përpara Kryeministrisë. Qytetarët marshuan edhe rrugëve të Tiranës, ku bënë thirrje të forta “Arrestoni Ballukun”, “Qeveri e krimit” etj. Revolta e qytetarëve është shtuar akoma më shumë, për shkak të votimit në parlament të reformës territoriale, të cilën protestuesit e kanë cilësuar si antikombëtare dhe se do shpopullojë Shqipërinë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 132 protesta