Lajme Zone
Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në Pallatin e Brigadave.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në Pallatin e Brigadave. Takimi nisi në orën 08:30 dhe në të mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë. Mbledhja u zhvillua në një moment të ndjeshëm për institucionet e sigurisë, pas hetimit dhe masës së arrestit në shtëpi ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë kombëtare, mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe çështjet që lidhen me funksionimin dhe garantimin e sigurisë së institucioneve, veçanërisht në rastet kur drejtues apo punonjës të tyre bëhen subjekt i hetimeve penale. Rama kishte deklaruar një ditë më parë se çështja e Hysenit dhe përgjegjësitë institucionale do të diskutoheshin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke e cilësuar këtë tryezë si vendin ku duhet të trajtohen garancitë për mbrojtjen e institucioneve të sigurisë. Me përfundimin e mbledhjes, deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje të plota mbi diskutimet e zhvilluara gjatë takimit.