Lajme Zone
Mbyllet java e parë e Europa League/ Juventus udhëheq me golavarazh, Besiktas leksion Marseille-s! Fiton edhe Bournmouth (VIDEO)
Të tjeraShqiptarja

Mbyllet java e parë e Europa League/ Juventus udhëheq me golavarazh, Besiktas leksion Marseille-s! Fiton edhe Bournmouth (VIDEO)

Fitore të rëndësishme siguroi edhe Besiktas kundër Marseille-s. Sakaq Bornmouth mposhti 1-2 Real Sociedad në Spanjë.

Juventus ka zhvilluar një sfidë me '5 yje' përballë Nijmegen, që ishte edhe dueli i parë për ‘zonjën e vjetër’ në Europa League. Përballë holandezëve italianët nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim fitoren, teksa shifrat u zhbllokuan që në minutën e 9 nga Nico Gonzales. Më tej ishte radha e debutiesve. Fillimisht Alajbegovic, më pas Nick Woltemade, Zelih Celik dhe Kolo Muani gjetën golin e parë me Juventusin për këtë sezon. Të 4 lojtarët u transferuan në merkaton e verës te italianët, me përjashtim të Muani-s, i cili ka qenë edhe më herët pjesë e bardhezinjve. Fitorja, por edhe rezultati i thellë i dha kreun e tabelës së klasifikimit Juventusit në Europa League. Fitore me rezultatin e thëllë 4-1 siguroi edhe Besiktas kundër Marseille-s. Në Stamboll vendasit zhbllokuan rezultatin me Fakili-n, ndërsa francezët barazuan përkohësisht në minutën e 29. Në pjesën e dytë erdhi edhe diferenca teksa turqit e drejtuar nga Vincenzo Italiano realizuan 3 herë me Cerny-n, Murillo-n dhe Poku-n. LEXO EDHE:Të kritikuar, Europa League zhbllokon lojtarët e Juventusit! Kundër Nijmegen kthehet në goleadë Fitore e rëndësishme në një fushë të vështirë edhe për Bournmouth. Anglezët ia dolën me rezultatin 1-2 kundër Real Sociedad, ndërsa në sfidat e tjera të orës 21:00 Ferencvaros fitoi 1-3 në fushën e Celtic, Crystal Palace shkatërroi 4-0 Lech Pozanan, Lillestrom u mposht 1-2 nga Torrense dhe Plzen humbi në shtëpi 0-3 nga Union Royale i Belgjikës. Në dy sfidat e tjera të orës 18:45 Salzburg mposhti 0-1 Levski Sofian, ndërsa OFI Crete fitoi 2-0 kundër Hoffenhaim. Të 9 duelet kompletuan javën e parë të fazës së grupit në Europa League. Rezultatet e Europa League, java e 1 Juventus 5-0 Nijmegen Besiktas 4-1 Marseille Sociedad 1-2 Bournmouth Celtic 1-3 Ferencvaros Crystal Palace 4-0 Lech Poznan Lillestrom 1-2 Torrense Plzen 0-3 Union Royale Levski Sofia 0-1 Salzburg OFI Crete 2-0 Hoffenhaim Share Ne.k./Shqiptarja.com TAG: europa league juventus Besiktas Marseille Bournemouth Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.7% Të gabuar 89.6% Nuk e di 4.7% Vota total: 2978 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?