Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare ka kaluar në një tjetër fazë aksioni në terren. Menjëherë pas përfundimit të fjalës nga platforma e protestës, turma e mbledhur është nisur në një marshim të fuqishëm e masiv përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë marshimit, protestuesit po lëshojnë thirrje të njëpasnjëshme e të drejtpërdrejta kundër kabinetit qeveritar. Në kor dëgjohen thirrjet e panumërta “Rama jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!” dhe “Arrestoni Ballukun!”, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe vënien përpara drejtësisë të zyrtarëve të lartë të përfshirë në skandale korruptive. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
