Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, me studentët në krye të turmës. Protestuesit janë drejtuar fillimisht drejt sheshit “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit. Gjatë tubimit, është përsëritur thirrja për pjesëmarrje më të madhe në protestat e ardhshme. Ndërkohë kërkesa kryesore mbetet për të 132 ditën me radhë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, largimi i qeverisë së tij dhe i të gjithë klasës politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
