Lajme Zone
Mbrojtja e viktimave
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Mbrojtja e viktimave

Mund të themi se kemi ndërtuar shoqërinë që duhet vetëm kur me sy mbyllur të mendojmë se institucionet tona ndihmojnë të brishtët e shoqërisë pa patur nevojën e thirrjeve të dhimbjes.

Tetori është një muaj që simbolikisht përfaqëson të drejtat e parespektuara të bashkëatdhetarëve që nuk ndjehen të barabartë në republikën tonë: Nëna dhe motra të prekura nga kanceri i gjirit, të afërm me sindromën down apo me spektrin e autizmit. Nuk mund të vazhdojmë të jemi të qetë apo të mburremi për arritje në asnjë fushë tjetër, nëse më të brishtët e shoqërisë vazhdojmë t’i lemë vetëm dhe me mangësitë elementare që kjo pjesë e shoqërisë i vuan ende.Nuk janë të pakta familjet shqiptare me fëmijë ndryshe që janë larguar nga vendi vetëm e vetëm që të kenë shërbime bazë për fëmijët e tyre, një dorë institucionale dhe shoqërore që t’u thotë “nuk jeni vetëm” jo vetëm një muaj në vit, por në përditshmërinë e përballjes me vështirësitë shumë më të mëdha se supet e tyre.Një nënë e sëmurë duhet ta marrë shërbimin deri në ditën e fundit të kurës jo me ankthin se si do të sillet personeli mjeksor sot, apo a do ta gjej këtë herë ilaçin e radhës, por me sigurinë që shqiptarët tanë që kanë marrë në dorë atë institucion janë ngritur që pa gdhirë dhe kanë menduar para të gjithë të tjerëve ta bëjnë mirë shërbimin që duhet ta bëjnë. Dhe kur ky burim i mirë energjie nuk vjen vetvetiu nga zemrat e tyre, janë të tjera institucione, të marra në mirëbesim nga të tjerë shqiptarë që duhet t’i kontrollojnë. Si Drejtësia për shembull.Mund të bëjmë revolucionet më të mëdha në botë, mund të rrotullohemi disa herë rreth globit apo të shkojmë deri në Hënë, por nëse nuk bëjmë vetë revolucionin e madh të funksionimit të pavarur të institucioneve dhe të korrektësisë sonë si qytetarë, e gjitha do të rrëzohet si të ishte një kështjellë sezonale në rërë. A e kemi vendosur veten të gjithë ne shqiptarët ne frekuencën e ndërtimit të një Shteti të drejtë, të kujdesshëm, të barabartë, të mirë për çdo qytetar të brishtë? Një shtet i drejtë i detyrohet një përgjigje qytetarëve të saj që nuk e kanë fuqinë dhë mundësinë të çojnë grushtin, shkelmin apo gurin e radhës për të drejtat e tyre. Tetor të mbarë! a.m./Shqiptarja.com TAG: tetori roze Sindroma Down Spektri i autizmit Shtetformimi drejtesia e re Komente Komento Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.9% Jo 76.2% Disi 3% Vota total: 1247 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?