Lajme Zone
“Mbreti lakuriq” dhe oborri i sakrifikuar, socialistët si gurë shahu në duart e Edi Ramës
PolitikëPamfleti

“Mbreti lakuriq” dhe oborri i sakrifikuar, socialistët si gurë shahu në duart e Edi Ramës

Arben Ahmetaj është një nga shembujt më të fortë të kësaj marrëdhënieje. Ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendëskryeministri u kthye në kokë turku të debatit politik për inceneratorët, aferën e miliona eurove që për vite u mbrojt nga qeveria e Ramës. Tri kontratat koncesionare nuk mbajnë firmën e Ahmetajt si nënshkrues.

Foto ilustruese/ "Pallati i frikës", si i konsumon Edi Rama njerëzit që i kanë qëndruar besnikë Në oborrin e Edi Ramës, besnikëria mund të të ngjisë në majën e pushtetit, por nuk të shpëton nga rrëzimi. Kryeministri i zgjedh njerëzit, u beson ministri, miliarda euro investime, institucione dhe karriera politike. I promovon si bashkëpunëtorë të pazëvendësueshëm, u kërkon besnikëri dhe merr meritat e punës së tyre. Pastaj vjen dita kur dyert mbyllen. Njerëzit që deri dje qëndronin në krah të tij mbeten vetëm përballë skandaleve, hetimeve dhe humbjes së pushtetit.

Arben Ahmetaj është një nga shembujt më të fortë të kësaj marrëdhënieje. Ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendëskryeministri u kthye në kokë turku të debatit politik për inceneratorët, aferën e miliona eurove që për vite u mbrojt nga qeveria e Ramës. Tri kontratat koncesionare nuk mbajnë firmën e Ahmetajt si nënshkrues.

Ahmetaj e ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën dhe Erion Veliajn si përfituesit e aferës së Tiranës. Koncesionet u miratuan gjatë qeverisjes së Ramës, paratë u paguan nga buxheti dhe projektet u promovuan si investime të rëndësishme. Kur skandali shpërtheu, kryeministri u distancua nga përgjegjësitë individuale të bashkëpunëtorëve të tij. Ahmetaj përfi përballë drejtësisë dhe u kërcënua me jetë, ndërsa përgjegjësia për vendimmarrjen e qeverisë mbeti në hijen e dosjes penale të SPAK.

Erion Veliaj e njohu një tjetër anë të errët të këtij pushteti. Për vite ishte një nga njerëzit më të afërt të Ramës, drejtuesi i kryeqytetit ku përqendroheshin tenderë, leje ndërtimi, investime dhe interesa të mëdha ekonomike. Disa gazetarë afër mazhorancës madje e konsideronin Ramën si "babain" politik të Veliajt. Pasi urdhëroi arrestimin e tij, marrëdhënia politike u përmbys. Qeveria tentoi ta shkarkonte nga Bashkia e Tiranës, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin.

Së fundmi, Erion Veliaj u transferua nga Durrësi në burgun e Fierit. Aty, sipas denoncimeve të tij dhe avokatit Plarent Ndreca, u vendos në kushte të rënda izolimi, pa dritare, pa ajrim të mjaftueshëm dhe me kufizime komunikimi. Monitorimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit evidentoi probleme me komunikimin e urdhrit të transferimit, transparencën e arsyeve dhe garancitë ligjore. Urdhri mbante klasifikimin «i kufizuar» dhe motivin e përgjithshëm "për arsye sigurie".

Transferimi ka ushqyer presionin ndaj Veliajt në prag të zgjedhjeve vendore. Rama, që dikur e promovonte si bashkëpunëtor të rëndësishëm, sot kërkon ta "eleminojë" përgjithmonë. Damian Gjiknuri u përball me një tjetër formë të humbjes së pushtetit. Ish-ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, më pas sekretar i përgjithshëm i PS-së, ai kishte qenë për vite pjesë e rrethit drejtues të Ramës. Më vonë, kryeministri ndryshoi sekretariatin dhe Gjiknuri humbi funksionin e tij. Nuk pati nevojë për një përplasje të hapur me drejtësinë. Një vendim politik i kryetarit mjaftoi për t'ia ndryshuar pozicionin brenda partisë.

Këto marrëdhënie tregojnë çmimin e një pushteti të përqendruar te një njeri. Rama vendos kush ngjitet, kush qëndron dhe kush largohet. Bashkëpunëtorët mbajnë përgjegjësitë e funksioneve që ushtrojnë, ndërsa kryeministri vazhdon të kontrollojë mekanizmin që ua ka dhënë ato funksione duke e kthyer të gjithë këtë thriller politik në një lojë shahu.

Edhe Belinda Balluku po paguan koston e baltës publike që po i hidhet për shkak se i qëndroi besnike deri në fund Edi Ramës. Për vite ajo administroi sektorë strategjikë dhe mbrojti projektet e qeverisë, ndërsa sot përballet me një proces penal dhe me dëmtimin e rëndë të reputacionit. Vetë Rama pranoi publikisht se i kishte refuzuar tri herë dorëheqjen, duke vendosur që ajo të vazhdonte detyrën përballë presionit. Ai madje e falënderoi që kishte pranuar të mbante mbi vete baltën publike për shkak të vendimit të tij. Vetëm dhjetë ditë më vonë, më 26 shkurt, kryeministri vendosi largimin e saj nga kabineti. Qëndrimin ia kërkoi Rama, largimin ia vendosi Rama, ndërsa kostoja e reputacionit rëndoi mbi ish-bashkëpunëtoren.

Në trembëdhjetë vite pushtet, Edi Rama ka parë të largohen njëri pas tjetrit njerëz të cilëve u kishte besuar ministri, miliarda euro dhe institucione strategjike. Secili ka historinë dhe përgjegjësitë e veta. Ajo që nuk ndryshon është autoriteti i kryeministrit mbi sistemin që i emëroi dhe i mbajti në pushtet.

Ahmetaj humbi pushtetin mes aferës së inceneratorëve, Veliaj përfi në Fier, Gjiknuri humbi drejtimin e partisë dhe Balluku u largua nga qeveria. Kryeministri mund t'i largojë njerëzit nga postet, por nuk mund të fshijë autorësinë politike të vendimeve që ata kan marrë me urdhrin e tij. Në një pushtet ku Edi Rama kërkon fjalën e fundit për gjithçka, përgjegjësia nuk mund të bjerë gjithmonë vetëm mbi ata që largohen.

Në oborrin e Edi Ramës, askush nuk e di se kur besnikëria e djeshme do t’i kthehet në dënimin politik të së nesërmes. Një nga një, njerëzit që i ndërtuan pushtetin po bien, ndërsa njeriu që ua shkroi fatin politik vazhdon të mbajë në dorë çelësat e rënies së tyre. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shpërthen lufta, Veliaj zbulon kërcënimet e Ramës: Kam më pak liri, por më shumë dinjitet sesa Kryeministri! 2 Nëntor 2026, 17:1417:14Politike A u kërcënua Veliaj në qeli? Plarent Ndreca: Ju kërkua dorëheqja dhe të pranojë se ka gisht te 'Flamingot' 2 Nëntor 2026, 17:0217:02Politike Nga “babai politik” te “kalbja në burg", a i dërgoi Rama ultimatum Veliajt përmes Toni Gogut? 2 Nëntor 2026, 16:4516:45Politike Boshti ballkanik i humbësve: Çfarë po kurdisin Orban dhe Vuçiç? 2 Nëntor 2026, 15:4015:40Politike Përplasje për taksat e reja, Tabaku kundër qeverisë: Po rëndoni biznesin e vogël, faturën do ta paguajnë qytetarët 2 Nëntor 2026, 14:5914:59Politike Përplasje të ashpra në Komisionin e Kulturës, Zhupa kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore 2 Nëntor 2026, 14:4514:45Politike