Lajme Zone
Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, Haxhiu rikandidohet për kryetare, Çitaku për nënkryetare! LDK: Votojmë propozimin e Vetëvendosjes! Aleanca bojkoton
PolitikëReport TV

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, Haxhiu rikandidohet për kryetare, Çitaku për nënkryetare! LDK: Votojmë propozimin e Vetëvendosjes! Aleanca bojkoton

Kosova do të bëjë sot një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, me seancën që nis në orën 11:00. Lëvizja Vetëvendosje pritet të rikandidojë Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, ndërsa LDK ka bërë të ditur se do ta votojë kandidatin e propozuar nga partia fituese. Ndryshe nga dy partitë e tjera më të mëdha opozitare, Aleanca ka vendosur ta bojkotojë seancën. Sipas mediave në

Kosova do të bëjë sot një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, me seancën që nis në orën 11:00. Lëvizja Vetëvendosje pritet të rikandidojë Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, ndërsa LDK ka bërë të ditur se do ta votojë kandidatin e propozuar nga partia fituese. Ndryshe nga dy partitë e tjera më të mëdha opozitare, Aleanca ka vendosur ta bojkotojë seancën. Sipas mediave në Kosovë, Vetëvendosje do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për t'i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë. LEXO edhe...Ishte kundër marrëveshjes për presidentin, LDK kandidon Kujtim Shalën për nënkryetar Kuvendi “Ne si LDK e votojmë”, tha nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke shtuar se partia e tij mbështet edhe zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Aleanca do të bojkotojë duke mos dashur të legjitimojë shkeljen e Kushtetutës. “Dua me ju treguar që sot Aleanca ka konfirmuar vullnetin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të anëtarëve të kryesisë që nesër mos me marrë pjesë edhe mos me e legjitimuar shkeljen e vazhdueshme dhe brutale të Kushtetutës së Kosovës nga partia që ka fituar zgjedhjet”, deklaroi Gjini. Sipas tij, mënyra si janë thirrur seancat për konstituimin e Kuvendit përbën shkelje të Kushtetutës. Ai shtoi se Aleanca do të kishte marrë pjesë nëse seanca do të ishte thirrur brenda afateve që, sipas interpretimit të saj, parashikon Kushtetuta dhe paralajmëroi se opozita do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ndryshe mendon kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i cili deklaroi se Kosova ka nevojë për një Kuvend të konstituuar. “Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituuar Kuvendi. Ne çdo 48 orë kemi qenë në Kuvend”, tha Hamza. Seanca është thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. Ajo vjen pasi më 31 gusht LVV dhe LDK arritën një marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, megjithëse mbështetja për të mbetet e pasigurt për shkak të kundërshtimeve brenda LDK-së. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Vetëvendosja do të jetë në seancë, por nuk ka bërë të ditur nëse do të propozohet menjëherë kandidati për kryetar të Kuvendit apo do të kërkohet sërish kohë shtesë. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhej të konstituohej brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat që ka përfunduar më 7 gusht. Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve. Më pas i hapet rrugë mbajtjes së seancave për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit të ri të vendit.. Pavarësisht se Vetëvendosja ka bërë të ditur se i siguron 61 votat për formimin e qeverisë, situata mbetet e ndërlikuar për zgjedhjen e presidentit. Marrëveshja e arritur me LDK-në për kandidimin e Bekim Sejdiut është vënë në pikëpyetje, pasi gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dalë publikisht kundër. Aktualisht, Vetëvendosja ka 53 deputetë dhe mbështetet edhe te 10 deputetët e komuniteteve joshumicë. Me pjesën e LDK-së që mbështet marrëveshjen, numri i votave shkon në 74, ndërsa PDK dhe Aleanca nuk kanë dhënë mbështetje për kandidaturën e Sejdiut. Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me 80 vota në dy raundet e para. Nëse kjo shumicë nuk arrihet, votohet në raundin e tretë, ku mjaftojnë 61 vota, por vetëm nëse në sallë janë të pranishëm të paktën 80 deputetë. Ndërkohë, Albin Kurti ka deklaruar se bisedimet me forcat politike do të vazhdojnë edhe pas seancës, me synimin për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe për të shmangur shkuarjen në zgjedhje. Ora 10:11 Ishte kundër marrëveshjes për presidentin, LDK kandidon Kujtim Shalën për nënkryetar Kuvendi Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të propozojë deputetin Kujtim Shala për postin e nënkryetarit të Kuvendit në seancën konstituive që mbahet sot. Sipas burimeve të Telegrafit, kandidatura ende nuk është zyrtarizuar, por pritet të bëhet publike gjatë seancës. Shala ishte një nga gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut për president. Share Ora 10:03 Vlora Çitaku rikthehet në garë për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, PDK konfirmon kandidaturën PDK ka vendosur të propozojë Vlora Çitakun për postin e nënkryetares së Kuvendit në seancën konstituive që mbahet sot. Kandidatura është konfirmuar nga zyra për informim e partisë dhe ishte paralajmëruar edhe më herët nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Në rend të ditës janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Share Ora 09:48 Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje pritet ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë sërish Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive që mbahet sot.Sipas mediave në Kosovë, emri i Haxhiut do të hidhet sërish në votim për t'i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë. Share Ora 09:41 LDK i hap rrugë konstituimit të Kuvendit, Haziri: Do të votojmë kandidatin e VV-së për kryetar Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuarse deputetët e partisë do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe do të votojnë kandidatin që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë për kryetar, si edhe kandidatët për nënkryetarë. “Ne si LDK e votojmë”, tha Haziri në një emision televiziv, duke shtuar se ka qenë gjithmonë në favor të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit mes partive politike. Share Ora 09:31 Ish-kreu i NATO-s dhe deputeti britanik apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve para krizës politike Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, dhe deputeti britanik Paul Foster u kanë bërë thirrje partive politike në Kosovë që të zgjidhin sa më shpejt ngërçin institucional, duke zgjedhur presidentin dhe duke formuar një qeveri funksionale.Në një deklaratë drejtuar Kuvendit, ata kërkojnë kompromis dhe përgjegjësi, duke paralajmëruar se bllokada rrezikon të dëmtojë besimin e qytetarëve dhe të largojë vëmendjen nga sfidat e sigurisë, ekonomisë dhe integrimit evropian.“Si miq të hershëm të Kosovës, ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit dhe udhëheqësve në të gjithë spektrin politik që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për të zgjidhur çështjen e Presidencës dhe për të formuar një qeveri plotësisht funksionale pa vonesë të mëtejshme. Kosova ka demonstruar vazhdimisht guximin, qëndrueshmërinë dhe shpirtin demokratik të popullit të saj. Këto arritje tani duhet të shoqërohen me një lidership politik të barabartë me momentin. Bllokimi i vazhdueshëm institucional rrezikon dobësimin e besimit të publikut dhe largimin e vëmendjes nga prioritetet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët: siguria, mundësitë ekonomike, sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane e Kosovës. Në rrethanat aktuale të Kosovës, përgjigjja e duhur është ajo që e vendos vendin, popullin e tij dhe të ardhmen e tij në radhë të parë”, thanë ata. Share U.D/ReportTv.al Albulena Haxhiu AAK kriza politike ne kosove kosove PDK LDK Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2432 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?