Lajme Zone
Mbledhja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, PS: Integrimi në BE, prioritet! Opozita: Kuvendi mbron interesat e pakicës! Ambasadorja Moreira de Sousa: Të ruhet ritmi i reformave
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Mbledhja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, PS: Integrimi në BE, prioritet! Opozita: Kuvendi mbron interesat e pakicës! Ambasadorja Moreira de Sousa: Të ruhet ritmi i reformave

Anëtarësimi në Bashkimin Europian është prioriteti kryesor i Shqipërisë, theksuan njëzëri mazhoranca dhe opozita në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Tashmë, procesi duhet të kalojë nga miratimi i ligjeve te zbatimi i tyre dhe mbikëqyrja nga Kuvendi. “Busulla e Shqipërisë mbetet e pandryshueshme. Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik kombëtar, destinacioni i vetëm

Anëtarësimi në Bashkimin Europian është prioriteti kryesor i Shqipërisë, theksuan njëzëri mazhoranca dhe opozita në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Tashmë, procesi duhet të kalojë nga miratimi i ligjeve te zbatimi i tyre dhe mbikëqyrja nga Kuvendi. “Busulla e Shqipërisë mbetet e pandryshueshme. Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik kombëtar, destinacioni i vetëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon dhe prioriteti numër një i Kuvendit”, tha Niko Peleshi. LEXO edhe...Balla u përgjigjet akuzave të opozitës: Kuvendi s’bën ligje me porosi, mund t’i drejtoheni drejtësisë (VIDEO) Krah mbështetjes për procesin, opozita kritikoi dobësimin e kontrollit mbi qeverinë dhe reformat e njëanshme duke iu referuar më konkretisht zgjedhores dhe territoriales. “Fatkeqësisht, parlamenti, i cili duhet të jetë mbrojtësi i interesit publik, është shndërruar në promotor të interesave të pakicës dhe në shkelës të ligjit dhe frymës së Kushtetutës. Dy reforma të rëndësishme, reforma zgjedhore, e cila duhet të mbështetet në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, dhe reforma territoriale, po zhvillohen në mënyrë të njëanshme”, tha Jorida Tabaku. Për këtë, përgjigja erdhi nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla. “Nuk është e vërtetë që Kuvendi bën ligje me porosi. Është çështje këndvështrimesh dhe jeni të mirëpritur t’u drejtoheni organeve të drejtësisë”, tha ai. Ndërsa Gazment Bardhi u përqendrua te rasti i Belinda Ballukut duke e quajtur si “shembull të korrupsionit”, ndërsa Kuvendi, me votimin kundër heqjes së imunitetit, e mbrojti politikisht. “SPAK ende s’ka paraqitur një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të saj. Kolegët e mazhorancës nuk kanë shprehur asnjë pendesë. Nuk është detyra e politikës të shpallë fajtorë njerëz, por është detyra e parlamentit të ngrejë dyshime dhe të kërkojë transparencë, të mbështesë luftën ndaj korrupsionit dhe se nuk ndërhyn në çështje të tilla”, tha Bardhi. Për ndërkombëtarët, përtej problematikave, e rëndësishme është ruajtja e ritmit të reformave dhe pakthyeshmëria e tyre, tha ambasadorja e BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Ajo kërkoi përputhje të ligjit me nevojat e qytetarëve, gjithëpërfshirje dhe transparencë. “Për të arritur mbylljen e negociatave, progresi i negociatave kërkon progres në të gjitha reformat që kërkon BE. Duhet të mos kemi kthim mbrapa. Puna për konsolidimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojë duke u fokusuar te drejtësia dhe duke siguruar të gjitha standardet që duhet të ketë sistemi i drejtësisë. Rezultatet duhet të jenë të pakthyeshme. Shqipëria ka bërë hapa përpara për të drejtat e njeriut, por vihet në dukje se përpjekja për të ruajtur ritmin e reformave duhet të vazhdojë. Shpejtësia nuk duhet të rrezikojë mbikëqyrjen e parlamentit dhe bërjen publike të ligjeve”, tha ambasadorja. Mbledhja do të vijojë sërish në orën 14:00, pas pushimit. Lajm në përditësim... Ora 13:09 Balluku? Eurodeputetja Wiseler-Lima: SPAK ndër institucionet e besueshme për shqiptarët, reforma në drejtësi e pakthyeshme Eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima tha në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit në Tiranë se SPAK është ndër institucionet e besueshme dhe të suksesshme të reformës në drejtësi. Megjithatë, ajo sheh si problem pavarësinë duke shtuar se është Kuvendi ai që vendos për kërkesat e heqjes së imunitetit.“SPAK-u është në fakt një nga institucionet që shqiptarët kanë më shumë besim dhe janë ndër institucionet që janë të suksesshme brenda reformës në drejtësi. Ndaj dhe kjo është edhe arsyeja pse ju keni marrë një vlerësim pozitiv në raportin interim. Pra kjo është një reformë e cila është fakt për të cilët është rënë dakord nga të dyja palët që në atë kohë. Por megjithatë pavarësia nuk është se sigurohet përnjëherësh. Kërkesat për imunitet për shembull vendosen këtu. Dhe çdo hetim dhe fillimi i tyre do të duhet vendosen këtu dhe ndërkohë anëtarët e Këshillit të prokurorisë dhe gjyqësorit zgjidhen nga parlamenti. Kjo nuk është një detyrë e lehtë. Pra dhe pyetja a do të jetë reforma në drejtësi e pakthyeshme? Dhe unë besoj fort që përgjigja është po”, tha eurodeputetja.Komenti i Wiseler-Lima vjen pas votimit kundër nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe thirrjen e përsëritur nga opozita për dorëzimin e kërkesës nga SPAK për arrestimin e saj, pas akuzave të reja për fshehje pasurie. Share Ora 12:07 ‘Balluku’, Bardhi: Në 3 muaj i janë zbuluar 2 vila luksoze, SPAK asnjë kërkesë të re për arrestimin! Kuvendi të kërkojë transparencë Gazment Bardhi ngriti para mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE shqetësimin për çështjen e ish-zv. kryeministres Belinda Balluku duke u shprehur se votimi i Kuvendit për të mos i hequr imunitetin, ishte mbrojtje politike për të. Ai solli në vëmendje sekuestrimin e vilës së dytë të Ballukut në Palasë dhe mosparaqitjen e kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.Bardhi shtoi se s’ka pasur asnjë reagim pendese nga mazhoranca, ndërsa parlamenti duhet të kërkojë transparencë dhe të mos ndërhyjë në çështjet e drejtësisë.“Kuvendi i ofroi mbrojtje politike nga arrestimi duke mos i hequr imunitetin me argumentin se nuk është e korruptuar, por abuzoi me pushtetin. 11 ditë më parë, SPAK njoftoi zyrtarisht se kishte arritur të zbulonte një tjetër rast korrupsioni të Belinda Ballukut, një super vilë luksoze në një nga plazhet më të bukura të jugut. Në 3 muaj, i janë zbuluar 2 vila luksoze në këmbim të 2 tenderave. SPAK ende s’ka paraqitur një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të saj edhe pse ndaj saj rëndojnë 2 akuza për korrupsion, 2 akuza për pastrim parash në bashkëpunim, 2 akuza për fshehje pasurie dhe 8 akuza për shkelje të barazisë në tendera. Kolegët e mazhorancës nuk kanë shprehur asnjë pendesë. Dua ta them shumë qartë: nuk është detyra e politikës të shpallë fajtorë njerëzit. Këtë e bën vetëm gjykata. Por është detyra e parlamentit të kërkojë llogari politike dhe transparencë kur ngrihen dyshime serioze mbi mënyrën se si është ushtruar pushteti. Është detyra e Parlamentit të jap mesazh të qartë se e mbështet luftën ndaj korrupsionit, se nuk mbështet asnjë zyrtar të korruptuar, dhe se nuk ndërhyn në cështje të drejtësisë për të marrë në mbrojtje të korruptuarit. Demokracia testohet kur drejtësia mund të hetojë qeverinë”, tha Bardhi. Share Ora 11:56 Tabaku: Parlamenti mbron interesat e pakicës, ka ngritur agjenci pa transparencë! Reforma zgjedhore dhe territoriale, të njëanshme! (VIDEO) Në fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Jorida Tabaku tha se opozita e mbështet procesin e anëtarësimit, por do të jetë kritike “sa herë që ai nuk ecën në binarët e duhur.”Deputetja u shpreh se parlamenti nuk mbron interesin publik, por ato të pakicës, kryen konsultime jo efektive, ka ngritur agjenci e shoqëri pa transparencë e llogaridhënie. Gjithashtu shtoi se reforma zgjedhore e territoriale është e njëanshme.“Fatkeqësisht, parlamenti, i cili duhet të jetë mbrojtësi i interesit publik, është shndërruar në promotor të interesave të pakicës dhe në shkelës të ligjit dhe frymës së Kushtetutës. Kjo sjellje e pandershme ndaj qytetarëve shqiptarë dhe aspak në linjë me procesin e integrimit është vërejtur edhe nga Komisioni Europian. Në raportin e vitit 2026 për shtetin e së drejtës ngrihet sërish shqetësimi për konsultimet joefektive dhe për nismat që paraqiten në momentin e fundit nga deputetët, duke cenuar transparencën dhe kontrollin parlamentar. Së dyti, kjo mënyrë funksionimi e Kuvendit ka prodhuar një sërë agjencish dhe shoqërish që bien ndesh me parimet e procesit të integrimit dhe të shtetit ligjor. Në këto struktura mungojnë transparenca dhe llogaridhënia, duke e kthyer demokracinë tonë në një demokraci deficitare. Dy reforma të rëndësishme, reforma zgjedhore, e cila duhet të mbështetet në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, dhe reforma territoriale, po zhvillohen në mënyrë të njëanshme. Një reformë pa konsultim dhe në dëm të interesit publik nuk sjell decentralizim. Ajo i shërben përqendrimit të mëtejshëm të pushtetit”, tha Tabaku. Share Ora 11:47 Balla u përgjigjet akuzave të opozitës: Kuvendi s’bën ligje me porosi, mund t’i drejtoheni drejtësisë (VIDEO) Taulant Balla mohoi akuzat e opozitës në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE se ligjet e hartuara nga Kuvendi janë me porosi. Ai i ftoi t’i drejtohen drejtësisë, ndërsa shtoi se Paketa e Maleve për të cilën opozita ka kërkuar shfuqizim, sjell mundësi zhvillimi.Për reformën territoriale që opozita e quan “të njëanshme”, Balla tha se komisionit i mbaroi afati, ndërsa ai nuk e sheh si një reformë të thellë.“Nuk është e vërtetë që Kuvendi bën ligje me porosi. Është çështje këndvështrimesh dhe jeni të mirëpritur t’u drejtoheni organeve të drejtësisë.Sa i takon Paketës së Maleve do t’i japë zonave të ndryshme mundësi zhvillimi për një sektor që është jetik për ne, agroturizmi.Për territorialen, duhet të jemi korrekt: atij komisioni i përfi mandati dhe nuk pati dakordësi për zgjatjen e afatit. Procedura parlamentare nuk ka përfunduar, sapo ka kaluar në fazën e shqyrtimit në parlament. Nuk është një reformë e thellë, kalohet nga 61 në 46”, tha Balla. Share Ora 11:35 Bardhi: Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë! S’është ngritur komisioni hetimor për 11 majin (VIDEO) Nga ana e opozitës, u soll në vëmendje shqetësimi për dobësimin e kontrollit të pakicës parlamentare mbi qeverinë. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se kryeministri ka refuzuar 7 kërkesa për interpelancë nga opozita.“Kryeministri në 1 vit të kësaj legjislature, nuk ka pranuar asnjë interpelancë apo kërkesë për llogaridhënie nga opozita. Janë 7 kërkesa të tilla në një vit, që Kryeministri ka refuzuar t’i përgjigjet, duke e reduktuar prezencën e tij në Kuvend, vetëm kur nevojitet vota e tij për të miratuar ndonjë ligj me shumicë të cilësuar. Kjo i ka pamundësuar opozitës të luajë rolin e vet në një shoqëri demokratike, që ndër të tjera është edhe të mbajë përgjegjëse Qeverinë për fenomene negative, që prekin interesin publik”, tha Bardhi.Ai shtoi se nuk është ngritur ende as komisioni hetimor për 11 majin, çështje që opozita e fitoi në Gjykatën Kushtetuese. Më pas, u ndal te miratimi i ligjit për pagat e gjyqtarëve, pas ngërçit që u krijua me bllokimin e tyre nga Thesari i Shtetit.“Shumica parlamentare rimiratoi një ligj, i cili është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese plot tri herë, duke injoruar standardet që kjo Gjykatë i kishte lënë detyrë Kuvendit. Kryeministri bëri të qartë në seancë plenare, se Gjykata Kushtetuese mund të kontrollojë dhe shfuqizojë një ligj, por nuk na detyron ne sesi do të votojmë”, tha Bardhi.“Për ne deputetët e opozitës, Shqipëria nuk do të bëhet europiane vetëm duke miratuar ligje me emra europianë. Shqipëria bëhet europiane kur institucionet funksionojnë sipas standardeve europian”, tha Bardhi.Ai nënvizoi se objektivi s’duhet të jetë veç mbyllja e kapitujve:“Objektivi duhet të jetë të hapim një kapitull të ri për Shqipërinë: Një Shqipëri me institucione më të forta. Me Parlament më të fuqishëm”, përfi Bardhi. Share P.J/ReportTv.al Komiteti i stabilizim asociimit taulant balla Sofia Moreira de Sousa niko peleshi Komento Komente Arta: 21/09/2026 12:23 Filluan dy goret e plakut mere kto dy ne shqiperi e vokshi e te tjere jashte shqiperise,aman po si nuk folen nje here mire per te miren e ketij vendi,nuk kan faj se vete e kan ne terezi,lereni ore te futet ky vend ne BE qe te perfitojne edhe populli Përgjigju Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 6081 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?