Lajme Zone

Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë alternativa e fundit

Vijon mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku po shqyrtohet ndryshimi i praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg.

Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë alternativa e fundit

Vijon mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku po shqyrtohet ndryshimi i praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi nga brenda sallës se avokati Luan Hasneziri ka theksuar se arresti në burg duhet të jetë vetëm masa e fundit, kur çdo masë tjetër alternative është e papërshtatshme.

Ai shtoi se praktika e deritanishme, e cila shpesh favorizon vetëm arrestin në burg, duhet të rishikohet për të shmangur vendosjen e masave të rrepta pa nevojë.

“Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Kjo klauzolë ligjore tregon qartë kushtet kur vendoset kjo masë. Masa e’ arrestit në burg’ sipas ligjit duhet të jetë alternativa e fundit.

Praktika e aplikimit vetëm në arrest në burg duhet të ndryshojë. Llogarisni një intelektual që dyshohet për një vepër e mbyll jetën në masë arresti në burg. Përse vetëm arrest në burg?”, tha ai. Top Channel