Lajme Zone
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili po ndjek zhvillimet. Mbledhja nis në orën 08:30 dhe vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Në fokus pritet të jenë siguria kombëtare, informacioni i klasifikuar dhe situata në Shërbimin Informativ të Shtetit.

Në tryezë pritet të diskutohet edhe drejtimi i ri i SHISH pas largimit të Hysenit. Detyrën e drejtorit të komanduar e ka marrë Elvis Lila.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe mbledh në tryezë drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit dhe të sigurisë. Top Channel