Lajme Zone
Mbi katër orë diskutime për Reformën e re Administrative, përfundon takimi i Ramës me 20 kryebashkiakët në Kuç
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Mbi katër orë diskutime për Reformën e re Administrative, përfundon takimi i Ramës me 20 kryebashkiakët në Kuç

Gjatë takimit mësohet se Rama ua ka bërë të qartë kryebashkiakëve se reforma e propozuar nga ana e PS-së do të vazhdojë.

Kryeministri Rama largohet nga takimi me Kryebashkiakët “Reforma do të ecë përpara”, mësohet të ketë thënë Rama... Pas më shumë se katër orësh diskutime ka përfunduar takimi konsultativ i kryeministrit Edi Rama për Reformën e re Administrative. Në takim kanë qenë të pranishëm 20 kryetarë bashkish, mes tyre edhe drejtues të bashkive që, sipas propozimit të ri, parashikohet të shkrihen.

Gjatë takimit mësohet se Rama ua ka bërë të qartë kryebashkiakëve se reforma e propozuar nga ana e PS-së do të vazhdojë.

“Reforma do të ecë përpara”, mësohet të ketë thënë Rama.

Kryeministri mësohet të ketë thënë se kjo është një reformë për Shqipërinë dhe jo një reformë për një bashki apo për një tjetër dhe se bashkitë që shkrihen do ofrojnë shërbime njësoj si sot. Mësohet gjithashtu se kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke argumentuar arsyet se përse bashkitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë. Vlen të theksohet se në këtë takim kryeministri Rama shoqërohej nga bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku. Në takim ishte i pranishëm gjithashtu ministri Ervin Demo. Takimi u zhvillua në fshatin Kuç, në territorin e Bashkisë Himarë, dhe ishte pjesë e konsultimeve për ndryshimet e propozuara në ndarjen administrative-territoriale të vendit.

Në takim mësohet se kanë qenë të pranishëm:

1. Kryetarja e Bashkisë Durrës2. Kryetari i Bashkisë Shkodër3. Kryetari i Bashkisë Kukës4. Kryetari i Bashkisë Elbasan5. Kryetari i Bashkisë Korçë6. Kryetari i Bashkisë Berat7. Kryetari i Bashkisë Vlorë8. Kryetari i Bashkisë Gjirokastër9. Kryetarja e Bashkisë Klos10. Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë11. Kryetarja e Bashkisë Dimal12. Kryetari i Bashkisë Poliçan13. Kryetari i Bashkisë Patos14. Kryetari i Bashkisë Divjakë15. Kryetari i Bashkisë Selenicë16. Kryetari i Bashkisë Maliq17. Kryetari i Bashkisë Këlcyrë18. Kryetari i Bashkisë Cërrik19. Kryetari i Bashkisë Belsh20. Kryetari i Bashkisë Libohovë

Kujtojmë se propozimi për Reformën e re Administrative ndodhet prej rreth tre muajsh në fazën e konsultimit. Procesi është shoqëruar me pakënaqësi dhe kundërshtime në disa prej bashkive që parashikohet të shkrihen në kuadër të hartës së re.

Pas dërgimit nga Kuvendi të draftit për hartën e re territoriale në bashkitë e vendit, në disa prej njësive të prekura nga propozimi janë zhvilluar protesta të qytetarëve. Kundërshtime janë shprehur gjithashtu nga këshilla bashkiakë.

Një prej reagimeve është regjistruar në Poliçan, ku mbështetës të Partisë Socialiste kanë kundërshtuar publikisht propozimin për ndryshimet territoriale. Gjatë reagimit, disa prej tyre dogjën teserat e PS-së, ndërsa drejtuesi lokal i Partisë Socialiste dha dorëheqjen.

Organizimi i hartës administrative të vendit nga PS vjen rreth një dekadë pasi reforma administrativo-territoriale reduktoi numrin e njësive të qeverisjes vendore nga më shumë se 300 komuna dhe bashki në 61 bashki.

Sipas propozimit, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46. Reforma shkrin 15 bashki, duke i bashkuar qendrat që janë pranë gjeografikisht.

Drafti parashikon shkrirjen e Fushë-Arrëzit me Pukën; Klosit me Matin; Rrogozhinës me Kavajën; Dimalit dhe Poliçanit me Beratin; Patosit me Fierin; Divjakës me Lushnjën; Selenicës me Vlorën; Maliqit me Korçën; Këlcyrës me Përmetin; Memaliajt me Tepelenën; Libohovës me Gjirokastrën; Cërrikut dhe Belshit me Elbasanin dhe Përrenjasit me Librazhdin./Pamfletirama reforma Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Temperatura deri në 42°C, ISHP paralajmëron qytetarët: Kujdesi në kohë mund të shpëtojë jetë 12 Gusht 2026, 16:0116:01Aktualitet Nga Dajti në Lurë e Përmet/ 9 vatra aktive në 6 qarqe, mbi 450 forca në betejë me flakët 12 Gusht 2026, 14:5514:55Aktualitet Betejë nga toka dhe ajri/ Flakët përhapen në Drenije, alarm pranë banesave në Krujë 12 Gusht 2026, 13:2513:25Aktualitet Kërcënohen me jetë gazetarja dhe grupi i xhirimit të "Ora News", policia shpall në kërkim Sinan Hamdi Idrizin 12 Gusht 2026, 13:1613:16Aktualitet Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës, 220 forca dhe dy avionë në betejë me flakët 12 Gusht 2026, 12:5312:53Aktualitet Transporti urban drejt krizës, operatorët: Nëse nuk paguhet kompensimi, reduktojmë autobusët 12 Gusht 2026, 11:1311:13Aktualitet