Lajme Zone
Mbi 300 të lënduar/ Dyfish numri i policëve nga ai i protestuesve
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mbi 300 të lënduar/ Dyfish numri i policëve nga ai i protestuesve

Protestat e dhunshme të ditëve të fundit në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë lënë të lënduar 320 persona në periudhën 7-ditore, nga nisja e protestave.

Protestat e dhunshme të ditëve të fundit në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë lënë të lënduar 320 persona në periudhën 7-ditore, nga nisja e protestave.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, numrin më të lartë të të lënduarve e kanë efektivët e Policisë së Shtetit, me 192 raste. 92 të lënduar janë protestues, ndërsa 36 të tjerë janë kalimtarë, mes të cilëve edhe 6 përfaqësues të medias, njëri prej tyre shtetas i huaj. Ndër të lënduarit kemi pasur edhe të mitur.

Ndërsa në ditën e shtatë të protestës, gjatë të martës, mbetën të lënduar 8 persona, të cilët 6 u trajtuan në Spitalin e Traumës dhe dy në QSUT. Prej tyre pati edhe shtrime, për trajtim më të specializuar. Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin trajtim të specializuar 9 persona të lënduar gjatë protestës, 4 protestues, 1 efektiv policie, 1 përfaqësuese e medias dhe 3 kalimtarë. Burime spitalore thonë për ABC News se nga të lënduarit nuk kemi asnjë në gjendje të rëndë, megjithatë, vijojnë të mbahen nën monitorimin e bluzave të bardha deri në rehabilitimin e gjendjes shëndetësore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policiaprotestat e dhunshmete arrestuar