Lajme Zone
Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve masive
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve masive

Rreth 200 mijë persona janë evakuuar në jugperëndim të Francës, në rajonet Gironde dhe Landes. Presidenti francez Emmanuel Macron ka angazhuar ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60 mijë personave pranë Bordosë, duke e çuar në mbi 220 mijë numrin total të njerëzve që janë detyruar të largohen nga zjarret në Francë dhe Spanjë. Rreth 200 mijë persona janë evakuuar në jugperëndim të Francës, në rajonet Gironde dhe Landes. Presidenti francez Emmanuel Macron ka angazhuar ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e situatës. Ndërkohë, një zjarr pranë Madridit është "përtej kapaciteteve" të zjarrfikësve për t’u vënë nën kontroll, kanë paralajmëruar autoritetet spanjolle, pasi tre vatra zjarri në perëndim të kryeqytetit u bashkuan në një vatër të vetme. LEXO EDHE:Nga Attal te Mélenchon, Franca është në kërkim të një kundërshtari që mund të mposhtë Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Rreth 25 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa afro 40 mijë të tjerë janë këshilluar të qëndrojnë brenda banesave. Presidentja e Rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, e cilësoi këtë si "zjarrin më të rëndë në historinë e rajonit", duke thënë se zona po përballet me një "stuhi të përkryer", të shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe bashkimi i fronteve të zjarrit. Shërbimet lokale të emergjencës në Spanjë njoftuan se flakët po përhapen drejt bashkive Robledo de Chavela dhe Fresnedillas de la Olivia, rreth 50 kilometra larg Madridit. "Zjarri është në kulmin e tij dhe aktualisht është përtej mundësive të zjarrfikësve për t’u vënë nën kontroll," tha Carlos Novillo, drejtuesi i shërbimit të menaxhimit të emergjencave të qeverisë rajonale të Madridit. "Nuk është e mundur të luftohet zjarri në atë zonë, ndaj po merren masa mbrojtëse," shtoi ai. Njësia Ushtarake e Emergjencave (UME) është dislokuar për të ndaluar përparimin e flakëve, duke u përqendruar kryesisht në mbrojtjen e zonave pranë qytetit El Escorial. Autoritetet po monitorojnë gjithashtu një tjetër zjarr në provincën fqinje Ávila, ku ekziston frika se zjarri i madh në Burgohondo mund të bashkohet me atë pranë Madridit. Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, tha se autoritetet po bëjnë "gjithçka që është e mundur" për të parandaluar bashkimin e dy zjarreve. Përfaqësuesi i qeverisë në Madrid, Francisco Martín, paralajmëroi se numri i të prekurve mund të rritet, pasi prushi po transportohet nga era për kilometra të tëra dhe zjarri po kapërcen distanca të mëdha. Kryetari i bashkisë El Tiemblo, një nga zonat e prekura në Ávila, tha se flakët u përhapën nga Navaluenga në Luginën Iruelas, një distancë prej rreth 20 kilometrash, në më pak se gjysmë ore. "Ishte e tmerrshme," deklaroi Arturo Varas González për televizionin laSexta. Sipas autoriteteve, të paktën 6 mijë hektarë tokë janë djegur në rajonin e Madridit, ndërsa zjarri në Ávila ka përfshirë pothuajse 9 mijë hektarë. Tetë bashki janë evakuuar, përfshirë Chapinería, Navas del Rey, Colmenar del Arroyo, Fresnedillas de la Oliva, Robledo de Chavela, Aldea del Fresno, Navalagamella dhe Zarzalejo. Disa qytete të tjera, mes tyre San Martín de Valdeiglesias, Pelayos de la Presa dhe Villa del Prado, mbeten të izoluara nën masa kufizuese. “Nëse përpiqesh ta përballosh, të përpin” Ecologio Cabrera, 86 vjeç, u detyrua të largohej nga fshati i tij në perëndim të Madridit. "Nëse nuk ikën dhe përpiqesh ta përballosh, ai të përpin", tha ai për agjencinë AFP nga një palestër sportive në fshatin Vilamanta, ku qindra të evakuuar kanë gjetur strehim Familja e tij u përpoq të shpëtonte shtëpinë duke e lagur me zorrë uji të kopshtit deri në mbërritjen e zjarrfikësve. "Ata erdhën dhe u thanë të gjithëve të largoheshin... Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë." Presidentja e Rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, tha se situata ishte "krejtësisht e pazakontë dhe katastrofike", duke theksuar se prioriteti kryesor është shpëtimi i jetëve. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez do të vizitojë të shtunën në mëngjes qendrën e koordinimit të emergjencave në zonën e prekur, njoftoi administrata e tij. Më herët të premten, Sánchez deklaroi se qytetarët po "kalojnë një situatë dramatike" dhe u bëri thirrje të tregojnë kujdes maksimal. Garda Civile ka arrestuar një person dhe po heton një tjetër për zjarrin në Burgohondo, i cili, sipas autoriteteve, mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia gjatë përdorimit të makinerive të rënda, ndërkohë që ishin në fuqi kufizimet për shkak të rrezikut të zjarreve. Zjarri "XXL" në Francë detyron rreth 200 mijë persona të evakuohen Në jugperëndim të Francës, autoritetet kanë evakuuar rreth 200 mijë persona, pasi zjarret përfshinë rajonet Gironde dhe Landes. Në orët e para të së shtunës, katër qytete pranë Bordosë u evakuuan "si masë paraprake". Bëhet fjalë për Saint-Médard-en-Jalles, Saint-Jean-d'Illac, Martignas-sur-Jalles dhe Saint-Aubin-de-Médoc, të cilat së bashku kanë rreth 58.400 banorë. Zjarri në Gironde, i cilësuar nga prefektja Sophie Brocas si një "zjarr XXL", ka djegur më shumë se 19 mijë hektarë pyje dhe ka shkatërruar rreth 80 banesa. Autoritetet evakuuan të gjithë gadishullin Cap Ferret në bregdetin jugperëndimor, ku qindra persona u larguan me varka pasi flakët përfshinë këtë destinacion të njohur turistik. Zona ka rreth 8 mijë banorë gjatë gjithë vitit, por gjatë sezonit veror numri i njerëzve mund të rritet deri në dhjetëfish. Drejtuesi i zjarrfikësve, Marc Vermeulen, tha se kushtet janë më të rënda se ato të zjarreve shkatërruese të vitit 2022, pasi thatësira ka bërë që flakët të vazhdojnë të përhapen edhe gjatë natës. "Nuk kemi parë kurrë një zjarr konvektiv të kësaj përmase", deklaroi ministri francez i Brendshëm, Laurent Nuñez, për televizionin TF1, duke shtuar se rreth 50 zjarrfikës janë plagosur. Ai tha se zjarri është bërë "vetëqëndrues" dhe po ndryshon drejtim, ndërsa mbrëmjen e së premtes po lëvizte drejt lindjes, në drejtim të Bordosë. "Do të riorganizojmë operacionin tonë për ta luftuar nga toka dhe për të penguar avancimin e tij drejt Bordosë", u shpreh ai. Më në jug, një tjetër zjarr pranë Biscarrosse, në rajonin Landes, detyroi mbi 23 mijë persona të largohen nga shtëpitë, kampingjet, një shtëpi të moshuarish dhe një kamp veror. Prefekti i Landes, Gilles Clavreul, tha se zjarri nuk do të shuhej deri në fund të së premtes, ndërsa erërat arrinin shpejtësi deri në 50 km/orë dhe temperaturat luhateshin mes 36 dhe 37 gradë Celsius. Kryebashkiaku i një prej zonave më të goditura, Lège-Cap Ferret, Philippe de Gonneville, tha se rajoni ka përjetuar një muaj e gjysmë kushte ekstreme, pa reshje shiu dhe me temperatura mbi mesataren. "Kjo nuk është parë kurrë. As ne dhe as zjarrfikësit nuk kemi hasur diçka të tillë", tha ai. Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi situatën e zjarreve në vend si "shumë të tensionuar", veçanërisht në rajonin e Gironde. Ai bëri të ditur se Franca ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian dhe do të marrë përforcime, përfshirë dy helikopterë Black Hawk nga Republika Çeke dhe Sllovakia. Kushte ekstreme në të gjithë Evropën Jugore Bashkimi Evropian ka angazhuar avionë dhe helikopterë për të mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve në Spanjë dhe Francë, ndërsa një pjesë e madhe e Evropës Jugore po përballet me valë të përsëritura të të nxehtit dhe thatësirë të zgjatur. Sipas Shërbimit Evropian për Ndryshimet Klimatike Copernicus, Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me një ritëm më shumë se dy herë mbi mesataren globale që nga vitet 1980. Temperaturat më të larta dhe kushtet më të thata e lënë bimësinë me më pak lagështi, duke krijuar "karburantin" që bën të mundur ndezjen dhe përhapjen më të shpejtë të zjarreve. Megjithatë, për ndezjen e një zjarri nevojitet ende një shkëndijë, e cila në shumicën e rasteve vjen nga aktiviteti njerëzor, qoftë aksidental apo i qëllimshëm, ose nga rrufetë. Por temperaturat ekstreme, vegjetacioni i tharë dhe erërat e forta bëjnë që zjarret të përhapen shumë më shpejt dhe të jenë shumë më të vështira për t'u vënë nën kontroll. Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, këtë vit zjarret kanë djegur më shumë sipërfaqe në Evropë sesa mesatarja vjetore e dy dekadave të fundit. Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Mjedisit ka paralajmëruar se ndryshimet klimatike kanë rritur rrezikun e zjarreve pyjore në të gjithë Evropën, me rrezikun më të madh të përqendruar në vendet e Evropës Jugore./ BBC K.M/Shqiptarja.com TAG: france spanje Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.7% Jo 28.9% Nuk e di 6.4% Vota total: 1738 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?