Lajme Zone
Mbi 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike ndaj Shqipërisë në gjashtë muaj
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Mbi 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike ndaj Shqipërisë në gjashtë muaj

Mbi 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), nga janari deri në qershor janë evidentuar gjithsej 14,628,595 tentativa, ose mesatarisht rreth 56.4 sulme çdo minutë.

Statistikat tregojnë se 54% e tentativave kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike të informacionit. Të dhënat dëshmojnë se sistemet digjitale në vend vijojnë të përballen me kërcënime të vazhdueshme në hapësirën kibernetike.

Sipas AKSK-së, në fokus të sulmeve kanë qenë sektorë me rëndësi strategjike, si sistemi financiar, administrata publike, infrastruktura digjitale dhe sektori energjetik, si edhe institucione e shërbime të tjera kritike. Autoritetet vijojnë monitorimin dhe marrjen e masave për forcimin e sigurisë kibernetike në vend.