Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi, deklaroi në “Money Report” se sektori nuk po pëson rënie, por se rritja e tij është ngadalësuar ndjeshëm.
Ai bëri thirrje për kujdes me shifrat, duke sqaruar se hyrjet në kufi nuk do të thotë automatikisht shpenzime në vend. Krasniqi nënvizoi se ecuria e sektorit ndikohet nga rritja e çmimeve, konkurrenca rajonale dhe sfidat me infrastrukturën.
Po ashtu, ai ngriti shqetësimin e mosrespektimit të rezervimeve në Vlorë e Sarandë, ndërsa theksoi se zhvillimi i turizmit kërkon bashkëpunim të ngushtë mes shtetit dhe biznesit. “Unë mendoj që turizmi nuk ka rënë, por rritja është ngadalësuar. Një hyrje në kufi nuk do të thotë domsdoshmërisht që çdo person që hyn në kufi, shpenzon në këtë vend. Është shumë e nevojshme të themi që sektori nuk ndikohet nga vetëm një arsye, por edhe nga çmimet, konkurrenca. Këto në të vërtet po na pezullojnë. Të kemi kujdes se si lexohen shifrat. Turizmi nuk ka rënë, por rritja është ngadalësuar ndjeshëm. Në sektorin e turizmi, ka një rritje të çmimit, por përmirësim të shërbimit. Turisti e krahason Shqipërinë me vende të tjera të Ballkanit. Turisti nuk fotografon vetëm detin, por përballet edhe me gropat. Turizmi nuk mund të zhvillohet vetëm nga shteti, por duhet të jetë një bashkëpunim me biznesin. Në Vlorë dhe në Sarandë nuk po respektohen rezervimet”, tha Krasniqi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Isa Krasniqiturizmi

