Lajme Zone
Mbi 10 mld euro, mazhoranca voton pas mesnate projektbuxhetin e vitit të ardhshëm
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Mbi 10 mld euro, mazhoranca voton pas mesnate projektbuxhetin e vitit të ardhshëm

Kuvendi miratoi pak pas mesnate, me 80 vota pro, në parim projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e më shumë se 10 miliardë eurove. Gjatë prezantimit të dokumentit në Kuvend, kryeministri Edi Rama deklaroi se buxheti i ri parashikon rritje të financimit për të gjithë sektorët, duke veçuar mbrojtjen sociale, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare. Sipas kryeminis

Kuvendi miratoi pak pas mesnate, me 80 vota pro, në parim projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e më shumë se 10 miliardë eurove. Gjatë prezantimit të dokumentit në Kuvend, kryeministri Edi Rama deklaroi se buxheti i ri parashikon rritje të financimit për të gjithë sektorët, duke veçuar mbrojtjen sociale, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare.

Sipas kryeministrit, projektbuxheti mbështetet në tri shtylla kryesore: mirëqenien sociale dhe mbrojtjen e qytetarëve, stabilitetin fiskal dhe qëndrueshmërinë e financave publike, si dhe investimet, reformat dhe procesin e integrimit europian.

Pas miratimit të buxhetit, deputetët votuan edhe pesë projektligje që janë pjesë e paketës së re fiskale. Me 80 vota pro u miratuan ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe në ligjin “Për procedurat tatimore”. Ndërkohë, ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare” morën 79 vota pro, ndërsa ato në ligjin “Për akcizat” u miratuan me 80 vota.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 70 vota pro ndryshimet në ligjin “Për strehimin social”.

Në të njëjtën seancë plenare, me 80 vota pro u miratua edhe projektvendimi për ndryshimin e vendimit të Kuvendit lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm