Report Tv ka siguruar fotografinë e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, i cili u ekzekutua me armë zjarri pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Nga hetimet rezultoi se viktima ishte duke u kthyer në banesën e tij kur u qëllua me armë zjarri, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Autorët dyshohet se e kanë goditur në momentin kur ai po afrohej pranë shtëpisë. LEXO edhe...Diana Gëllçi: Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti Mësohet se viktima njihej si person me influencë në zonë, dhe pothuajse çdo ditë qëndronte tek një ambient në lagjen ku jetonte dhe ku kryente takime me të njohur por edhe persona që interesoheshin për shitblerje tokash. Në fakt ai ka të regjistruar në emër të tij edhe një kompani që ka si objekt shitblerje ose dhënie me qera makinash. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe motivin e krimit, ndërsa deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit apo autorëve. R.Xh/ReportTv.al Komento Komente Beni: 13/07/2026 04:50 Po pse e vrane apo kush e di ???? Përgjigju Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.5% Jo! 18.6% Disi! 2.9% Vota total: 3598 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

