Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në Itali, pas asaj në Shqipëri. Vëllai i 28-vjeçarit, Emiljan Vishkulli tha në një intervistë televizive, se mjekët i kanë dhënë shpresa për rikuperimin e syrit dhe gjendja e Erjonit paraqitet e stabilizuar. "Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin, të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente", u shpreh ai. LEXO edhe...Vijojnë sulmet ndaj policisë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve (VIDEO) Edhe më herët kryeministri Edi Rama bëri me dije se është kujdesur personalisht për trajtimin e tij në klinikë të specializuar dhe transportin me charter. Një koment, e jep edhe për ata që sipas tij “keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën”. "Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën. Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni. Shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni" tha Rama. Ky rast sipas kryeministrit, duhet të jetë këmbanë alarmi sesa e rrezikshme është pjesëmarrja në protestë edhe për personat që rrinë rrotull dhunuesve. Mjekët thanë se ditët në vijim do jenë vendimtare për të parë nëse i riu ka humbur apo jo shikimin. Pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale të shtunën në urgjencë nga mjekët e spitalit të Traumës, bluzat e bardha vlerësuan pas një konsulte të gjerë, ta transportojnë ata në një qendër të specializuar në Itali, për të bërë ndërhyrjen e dytë, shpenzimet e të cilës do të mbulohen nga shteti shqiptar, përfshirë transportin. "Fatmirësisht sot kemi disa shenja pozitive... Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitrektomisë me heqjen e trupit të huaj, ndërhyrje që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një ekspertizë më të mirë të detajuar...kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specializuar për retinën, traumat në Itali" tha Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT A i rrezikohet shikimi të riut? Mjekët thonë se kjo përgjigje kërkon ende kohë. "Duke parë hap pas hapi si do të jetë gjendja e syrit, për një përmirësim maksimal. Kjo do duket në ditët në vijim" tha Mema. Për të zbuluar rrethanat se si u plagos në sy protestuesi 28-vjeçar, Erjon Vishkulli ka nisur një hetim nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Ai ishte në protestë, dhe dyshimet paraprake janë që të ketë marrë goditje nga një plumb gome, por grupi hetimor pritet të zbardhë dinamikën dhe përgjegjësit. Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht, se kryepolici Skënder Hita urdhëroi “nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes”. I riu u transportua në spital nga automjeti i Report Tv. Ora 19:38 I riu u plagos gjatë protestës së djeshme, flet i vëllai: Gjendja e Erjonit është e stabilizuar! Na kanë thënë fjalë të mira për rikuperimin e syrit (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërsih në lidhje për mjekimin në Itali dhe ndërhyrjes kirugjikale të Erjon Vishkullit që mbeti i dëmtuar në sy në protestën e djeshme.“Unë nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara”, shkruan Rama në rrjete sociale teksa ka shpërndarë edhe një intervistë televizive të vëllait të tij Emiljan Vishkulli.Ai thotë se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm.Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin.. të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente.Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, tha ai. Share Ora 17:21 U plagos në sy, Erjon Vishkulli nga spitali i Romës: Do të hyj në operacionin e radhës, Zoti baft mrekulli! Erjon Vishkulli, i riu që u lëndua në sy në protestën e djeshme, ka mbërritur në spitalin ‘Sancarlo’ në Romë. Ai e ka ndarë lajmin përmes rrjeteve sociale ku bën me dije se do të vijojë ndërhyrjen e radhës.“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës "Sancarlo" ku do të futem për një nga operacionet e radhës! Zoti baft mrekulli! Shqipëria e shqiptarëve”, shkruan Vishkuli. Share Ora 17:18 'Jo për protagonizëm, por për humanizëm' Rama sqaron kush pagoi kurimin e të riut të plagosur në protestë: Iniciativën e mora unë personalisht, gjithçka e mundësoi shteti! Kryeministri Edi Rama këmbëngul se ka qenë ai personalisht që ka marrë iniciativën për dërgimin në Itali të të riut nga Elbasani, i plagosur në sy gjatë protestës së dhunshme të së shtunës në Tiranë, ndërsa transporti me avion mjekësor dhe shpenzimet për trajtimin e specializuar janë mbuluar nga shteti. Rama thotë se nuk ka ndërhyrë për të dalë protagonist i ngjarjes, por për të ndihmuar një qytetar të plagosur.Sqarimi erdhi pasditen e kësaj të diele pas një postimi të motrës së të riut, ku pretendohet se dërgimi në Itali është mundësuar nga familja, miqtë dhe mbështetësit e saj, jo nga shteti. Rama e ka publikuar mesazhin në X, duke vënë pikat mbi rreth kësaj çështjeje dhe mohuar akuzat për protagonizëm duke thënë se edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar. Postimi i plotë i Ramës:“Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj.Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër!Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar.Të shkuara edhe njëherë.”Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj. Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit. Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar??❤️? Të shkuara edhe njëherë?— Edi Rama (@ediramaal) October 25, 2026 Share Ora 16:46 Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën! Koha e atyre që shkatërrojnë po mbaron Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu akuzon ekranet dhe konfliktet e vjetra politike se po nxisin dhunën gjatë protestave, ndërsa e cilëson të papranueshme përdorimin për propagandë të plagosjes së të riut nga Elbasani.Në një postim në Facebook, Koçiu shprehet se dhuna po rrezikon jetën e protestuesve dhe qytetarëve, duke e cilësuar plagosjen e të riut një kambanë alarmi. Ajo thekson se qeveria është angazhuar për trajtimin e tij në Itali dhe transportimin me avion mjekësor, ndërsa paralajmëron se “koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron”.Postimi i plotë i Albana Koçiut:“Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre.” Share Ora 12:30 U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar (VIDEO) Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, është shprehur se 28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së dhunshme, do të dërgohet në Itali, për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale.Ndërhyrja e dytë do të bëhet për heqjen e trupit të huaj nga syri (që dyshohet të jetë plumb gome i goditur nga Policia). Mema tha gjithashtu se pas operacionit të dytë, do të mund të ketë të dhëna nëse të riut i ka humbur plotësisht shikimi në syrin e majtë, ose jo.“Unë do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e Spitalit të Traumës, dr. Elvisin, i cili ka kryer mbrëmë ndërhyrjen dhe mjekët e Shërbimit Universitar Nënë Tereza në QSUT. Sot kemi disa shenja pozitive pas konsultës me stafin e gjerë të kryer. Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. Përsëri stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitektromisë me heqjen e trupit të huaj, që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një rezultat më të mirë të mundshëm të 28-vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specialisuar për retinën, traumat në Itali. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët janë vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit sot. Jemi në bashkëpunim me mjekët atje sesi do të kryhet ndërhyrja e dytë dhe si do të jetë vijimësia në të ardhmen. Përsa i kërket shikimit, është në të gjithë protokollet ndërkombëtare, kryhet ndërhyrja e parë dhe më pas pritet një ndërhyrje më e specializuar. Kjo do duket në ditët në vijim”, tha mes të tjerash Mema. Share R.Xh/Xh.K/ReportTv.al erion vishkuli protestat kunder qeverise Tirane plagosje Komento Komente rezi: 25/10/2026 15:46 Në 21 janar u vranë 4 njerëz me duar në xhepa de nuk e ruajti njeri ndërsa këtë heroin po e çokan në Itali....shpellarë të ndyrë... Përgjigju Te shkuara: 25/10/2026 14:02 Kjo tregon qe ska specialist ne Tiranë do zoti bejne dicka ekselenza Italiane ! Ka ardh koha qe Gen Z protestuesit student dhe Qeveria te futen ne negociata ! Ky djali duhet te jete po ashtu negociator pasi do zoti rekuperohet! Duhet nje zgjidhje per reformen zgjedhore dialog diplomatik! Aty ku diplomacia ka vdekur , gjémon dhuna! Te humbase shikimin do zoti jo, nje djale i ri per politiken e ditës shume keq ! Përgjigju Miri: 25/10/2026 12:50 Pse nuk e sollet ne Gjermani ne kliniken time. E keni te njohur zonja Vilma? Përgjigju Alex: 25/10/2026 11:38 Mos harroni ta dergoni me shpenzimet e shtetit se u plagos ne krye te detyres..... Përgjigju Alb: 25/10/2026 11:03 Kjo ashte demokracia ha ha ha
Lavdi PPSH Përgjigju Qoftexhiu shqupit: 25/10/2026 12:27 Po ti demokraci quan zjarrin qe i vune atij policit? Apo ai nuk eshte pjese e grupit Lushaj dhe hajde ta djegim. Shko mer qoftexhi i Saliut Arta: 25/10/2026 11:01 Te shkoje prap mbrapa Stresit se jane studente si stresi nga 40 vjec apo 50 vjec, ti shkoje mbrapa edhe plakut mere te mbroje pasurit e ktyre hajduteve si te majte e te djathte,Shikoni se po behen protesta edhe ne Milano per nuk u djeg e shkaterru asgje ,sepse policia e ushtria doli dhe nuk i la te ishin te maskume i shoqeruan ne polici kush ishte i maskum kurse ne tirane dalin nje grup vajzash qe ju fuket sikur po bejne dicka te bukur duke mbulu kto te maskuarit, Përgjigju Or tej: 25/10/2026 14:44 Kthehu e jeto nja 10vjet ne albanistan e pastaj fol bej krahasimet me shtetet tjera jo vetem se si funksionon policia por edhe mjekesia, arsimi, drejtesia or teeeejjjjj Ergysi: 25/10/2026 12:34 Ne koke tende Arta Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.8% Vota total: 14989 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

