Lajme Zone
Mbetën të bllokuar në lumin Drin i Zi nga rritja e nivelit/ Klos, gjendet pa jetë 7 vjeçarja, shpëtohen 4 fëmijët e tjerë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Mbetën të bllokuar në lumin Drin i Zi nga rritja e nivelit/ Klos, gjendet pa jetë 7 vjeçarja, shpëtohen 4 fëmijët e tjerë

Është gjetur trupi i pajetë i një 7-vjeçareje, e cila dyshohet se është mbytur në lumin Drini i Zi, pasi kishte mbetur e bllokuar së bashku me disa fëmijë dhe një të afërm të tyre.

Është gjetur trupi i pajetë i një 7-vjeçareje, e cila dyshohet se është mbytur në lumin Drini i Zi, pasi kishte mbetur e bllokuar së bashku me disa fëmijë dhe një të afërm të tyre.

Kërkimet nisën mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për bllokimin e tyre si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në lumë.

Shërbimet e Policisë dhe të Emergjencës arritën të shpëtonin katër prej tyre, ndërsa 7-vjeçarja nuk ishte gjetur. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sot, rreth orës 09:45, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të të miturës.

Dyshohet se 7-vjeçarja është mbytur në ujërat e lumit. Autoritetet vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet