Një material i shpërndarë në rrjetet sociale që po qarkullon mes mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, bën thirrje për organizimin e një udhëtimi nga Prishtina drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë. Nisja do të bëhet nesër në orën 12:00 nga parkingu pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë. LEXO edhe...Molotov drejt policisë, kundërpërgjigjen menjëherë me ujë e gaz lotsjellës “Nesër në orën 12 nisemi nga Prishtina. Pika e takimit: parkingu pas Pallatit të Rinisë. Bashkohu kundër dhunës policore ndaj të rinjve. Për vëllezërit dhe motrat tona, gjakun tonë. Një komb, një zë.” Në ditët e para të protestave të dhunshme, dy shqiptarë nga Kosova u ndaluan gjatë protestave në Tiranë, raportuan mediat. Sipas këtyre të fundit, ata dyshoheshin për vepra që lidhen me incidentet e dhunshme, ndërsa vetë të ndaluarit e kanë mohuar. P.J/ReportTv.al LVV protestat kunder qeverise Komento Komente Mara emigrante ne Itali: 20/10/2026 20:44 Mos I lejoni te kalojne ,nuk kane pune me qeverine shqiptare , te shikojne punen e qeveris se albin serbit . Përgjigju Arta: 20/10/2026 20:36 Te ndalohen ne kufi cfare pune kane kosovaret ne shqiperi ti hiqet e drejta qe mos te kene te drejte te futen ktu,i ndimuan i strehum kur ishin ne vishtersi tani te na lene te qete,a kemi nderhy ne kur ato benin protesta jo ate te bojne edhe ata Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.3% Vota total: 8793 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

