Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, tha se buxheti duhet të matet me ndryshimet që sjell në jetën e qytetarëve, duke theksuar se decentralizimi dhe kompetencat janë në fokus të Komisionit të Posaçëm. Nga foltorja e Kuvendit, Demo shtoi se për procesin e rindërtimit janë parashikuar 5 miliardë lekë, nga të cilat 1.8 miliardë lekë do t’i akordohen Bashkisë së Tiranës dhe 3.2 miliardë lekë qarqeve të tjera. Sipas tij, kjo mbështetje synon përshpejtimin e rindërtimit, krijimin e më shumë banesave dhe ofrimin e mundësive për çiftet e reja. “Buxheti matet me ndryshimet që sjell në jetën e qytetarëve.
Decentralizimi, kompetencat janë fokus i Komisionit të Posaçëm. Rindërtimi, ishin planifikuar 5 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit. 1.8 miliardë lekë do t’i akordohen Bashkisë së Tiranës për ta mbështetur bashkinë që të përshpejtojë rindërtimin. Në qarqet e tjera, me financim 3.2 miliardë lekë, është përshpejtuar. Kjo mbështetje do të thotë më shumë shtëpi dhe mundësi për çiftet e reja. Ne duhet të marrim në konsideratë këtë projektbuxhet.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet

