Lajme Zone
Mbante armë pa leje/ Elbasan, vihet në pranga 21-vjeçari
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mbante armë pa leje/ Elbasan, vihet në pranga 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistoletë, në afërsi të parkut “Aqif Pasha”.

Një 21-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistoletë, në afërsi të parkut “Aqif Pasha”.

Policia e Elbasanit finalizoi operacionin e koduar “Indicia”, i zhvilluar në kuadër të kontrolleve për identifikimin dhe ndalimin e personave që mund të përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit të çantës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me krehrin dhe disa fishekë. 21-vjeçari dyshohet se e posedonte armën pa leje dhe tashmë do të përballet me procedurat ligjore përkatëse./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet armëelbasan