Raiffeisen Bank Brukseli po shqyrton masa që prekin Raiffeisen Bank International, ndërsa dalja e saj nga Rusia mbetet e bllokuar... Bashkimi Evropian po shqyrton paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila pritet të shtrëngojë më tej presionin ekonomik ndaj Moskës. Megjithatë, miratimi i saj është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare, ku në qendër të debatit ka përfunduar Raiffeisen Bank International (RBI), banka austriake që vazhdon të operojë në Rusi.
Sipas Bloomberg, paketa e re mund të përfshijë edhe masa që lidhen drejtpërdrejt me Raiffeisenin. Deri tani, vendet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, ndërsa Austria ka kërkuar garanci dhe kompensim për humbjet që banka ka pësuar në Rusi.
Zyrtarisht, Raiffeisen tha se diskutimet në Bruksel lidhen me çështjen e aksioneve në kompaninë austriake të ndërtimit Strabag, e cila është bërë pjesë e mosmarrëveshjes mes Austrisë dhe Rusisë.
Sipas mediave ndërkombëtare, Vjena kërkon që Bashkimi Evropian të gjejë një zgjidhje për humbjet e bankës, pasi një gjykatë ruse vendosi sekuestrimin e aktiviteteve të saj në Rusi. Megjithatë, disa vende anëtare kundërshtojnë çdo mekanizëm kompensimi, duke argumentuar se kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe do të nxiste Moskën të godiste kompani të tjera evropiane. Dosja / ‘Bankers’ fitoi mbi 6 mld euro nga shitja e naftës, si e ndihmoi “Raiffeisen Bank” të pastronte paratë; dalin përgjimet
19 Korrik, 16:18 Raiffeisen është banka më e madhe perëndimore që vazhdon aktivitetin në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Në fillim të luftës, drejtuesit e saj kishin besuar se konflikti do të përfnte shpejt me një fitore ruse dhe se biznesi do t'i kthehej normalitetit. Ky vlerësim rezultoi i gabuar.
Në vitet e fundit banka është përpjekur disa herë të shesë filialin e saj rus, por pa sukses. Madje, në pranverë, drejtuesit e saj e përshkruan largimin nga tregu rus si një "detyrë sizifiane", duke pranuar se procesi është bërë pothuajse i pamundur.
Sipas Bloomberg, Kremlini nuk është i interesuar që Raiffeisen të largohet, pasi banka konsiderohet një nga kanalet më të rëndësishme për transfertat financiare mes Rusisë dhe Evropës. Për këtë arsye, Rusia ka bllokuar shitjen e filialit të saj.
Çdo marrëveshje për daljen e Raiffeisenit nga Rusia do të kërkonte miratimin e një sërë palësh, përfshirë Austrinë, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, autoritetet ruse dhe në fund edhe presidentin Vladimir Putin.
Raiffeisen ka qenë vazhdimisht nën presion nga SHBA-ja dhe Banka Qendrore Evropiane për të reduktuar aktivitetin në Rusi. Më herët, një investigim i Bloomberg raportoi se përmes klientëve të saj, njësia ruse e bankës kishte ofruar shërbime financiare për kompani të lidhura me zinxhirin e furnizimit të industrisë ushtarake ruse. Banka i ka mohuar këto akuza dhe ka deklaruar se respekton plotësisht sanksionet ndërkombëtare.
Pavarësisht presionit politik, biznesi në Rusi mbetet shumë fitimprurës për Raiffeisen. Në nëntë muajt e parë të vitit 2024, filiali rus gjeneroi mbi 1 miliard dollarë fitim neto, ndërsa pagoi 227 milionë euro taksa në buxhetin rus.
Paketa e 21-të e sanksioneve pritet të përfshijë gjithashtu masa të reja kundër bankave ruse, zgjerimin e listës së individëve dhe kompanive të sanksionuara, si dhe kufizime të tjera financiare. Megjithatë, deri në arritjen e një kompromisi mes vendeve anëtare, miratimi i saj mbetet pezull. /Pamfleti raiffeisen bank be rusia 1 Komente T Teme 18 Korrik 2026, 18:14 Po mire keshtu do arrihet paqja. Keshtu arrihet deshperimi. Ne deshperim cdo gje ndodh. Lihet gjithnje nje rruge dalje. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia 2 mln euro për të pastruar bananet e Trifonit nga kokaina? Pazari i prokurorisë me gjyqtarin 69-vjeçar për të shpëtuar ‘El Chapo’-n shqiptar 18 Korrik 2026, 12:1712:17Anti-Mafia Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike 17 Korrik 2026, 15:0915:09Anti-Mafia A është Gentiani, "Kërri" në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit 16 Korrik 2026, 17:4117:41Anti-Mafia Nga dosja gjermane te ajo e SPAK-ut, si FLUX FUSION e trafikantit Juri Spore u shndërrua në makineri pastrimi parash 16 Korrik 2026, 10:2010:20Anti-Mafia Si u pastruan paratë e call-center-ave të Milton Group me KFC Albania dhe ku përfunduan paratë e shitjes te Fatmir Zymberi? 15 Korrik 2026, 20:2520:25Anti-Mafia Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK? 15 Korrik 2026, 12:2512:25Anti-Mafia

