Lajme Zone
Mbajti peng për disa orë ish-partneren, dalin pamje kur Refit Buzi merr në krah dhe lë të lirë 24-vjeçaren (Video)
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mbajti peng për disa orë ish-partneren, dalin pamje kur Refit Buzi merr në krah dhe lë të lirë 24-vjeçaren (Video)

Në video shihet se si Buzi e merr të renë në krah, ecën disa metra larg vendit ku kishte ndaluar makinën dhe më pas e lë në anë të rrugës, duke u larguar menjëherë nga vendi.

Pamjet kur Refit Buzi merr në krah dhe lë të lirë 24-vjeçaren Në video shihet se si Buzi e merr të renë në krah, ecën disa metra larg vendit ku kishte ndaluar makinën dhe më pas e lë në anë të rrugës, duke u larguar menjëherë nga vendi. Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur 35-vjeçari Refit Buzi liron ish-të fejuarën e tij, 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, pasi e kishte mbajtur peng në automjet.

Në video shihet se si Buzi e merr të renë në krah, ecën disa metra larg vendit ku kishte ndaluar makinën dhe më pas e lë në anë të rrugës, duke u larguar menjëherë nga vendi.

Ditën e djeshme rreth orës 05:00, 35-vjeçari shkoi në banesën e ish-të fejuarës, ku qëlloi me armë zjarri ndaj prindërve të saj.

Si pasojë e të shtënave, babai i 24-vjeçares Kosta Plaka humbi jetën në vendngjarje, ndërsa nëna e saj Belere Plaka ndërroi jetë disa orë më vonë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Edhe pse u zhvilluan negociata për disa orë nga efektivët e RENEA-s me qëllim dorëzimin e tij, 35-vjeçari nuk pranoi të vetëdorëzohej dhe i dha fund jetës me armën e përdorur në krim.

Drejtori i Policisë së Fierit, Erion Ahmeti, në një deklaratë për mediat bëri me dije se gjatë rrethimit, 35-vjeçari kishte kërcënuar disa herë se do të vishte armën kundër vetes, kërcënim të cilin e çoi deri në fund pas lirimit të pengut. Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, autori i krimit shpërthen në të qara: Më kanë marrë 730 mijë paund

24 Korrik, 12:16 Kronologjia e konfliktit

Çifti ishte i fejuar, por marrëdhënia u prish dhe 24-vjeçarja vendosi t'i jepte fund lidhjes. Sipas familjarëve, pas ndarjes 35-vjeçari vijoi ta kërkonte dhe ta shqetësonte të renë.

Pas ngjarjes janë bërë publike pretendime të ndryshme për një konflikt financiar mes dy familjeve. Ndërkohë e reja e kishte denoncuar disa herë Refit Buzi pasi pretendohet se e kishte kërcënuar me armë edhe më parë, për këtë arsye Buzi ndodhej në arrest shtëpie.

Prindërit e autorit në një deklaratë për mediat, pohuan se shkak i konflikteve ishin paratë që prendohet se ai i kishte dhënë të resë. Ky version u dëgjua edhe nga vetë autori i cili gjatë negociatave me forcat e policisë RENEA për dorëzim, shpërtheu në të qara duke thënë se e reja i ka zhvatur një shumë prej 700 mijë paundësh dhe se nuk pranonte t'ia kthente.

Të afërmit e viktimave deklarojnë se krimi ishte paralajmëruar prej kohësh. Vëllai i Kostë Plakës tregoi se autori kishte bërë vazhdimisht kërcënime ndaj familjes. "A ka vdekur njeri?"/ Prindërit e autorit shpërthejnë në akuza: I morën djalit 180 mijë paund

24 Korrik, 11:58 refit buzi krimi tragjik ne roskovec Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë 25 Korrik 2026, 13:2813:28Kronike Tragjedia në Roskovec, çifti Plaka ishte nisur për në punë, Nertili u fut në banesë dhe hapi zjarr 25 Korrik 2026, 13:1013:10Kronike Armë zjarri, municione dhe kokainë; arrestohen tre persona në një lokal në Shkodër 25 Korrik 2026, 11:5511:55Kronike Plagosi me thikë kushëririn 71-vjeçar, arrestohet autori në Lushnjë 25 Korrik 2026, 11:4911:49Kronike Çifti Plaka në Roskovec u vra me armë gjahu nga ish-dhëndri, banorët e fshatit: Tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi 25 Korrik 2026, 11:3611:36Kronike Dyshohet se ishte pjesë e sherrit të Denis Tafilit, efektivi mohon njohjen me të kërkuarin e SPAK; AMP i sekuestron armën 25 Korrik 2026, 11:2611:26Kronike