Lajme Zone
Mbahet sot protesta e 15-të studentore
PolitikëCNA

Mbahet sot protesta e 15-të studentore

Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën 10:00, me mbledhjen dhe marshimin e zakonshëm drejt Ministrisë së Arsimit. Pedagogët do t’i bashkohen revoltës studentore në të njëjtin orar të planifikuar. Stafi i akademikëve dhe studentët nuk pranojnë ftesën e përhershme për ulje në tryezë dhe dialog, por këmbëngulin në kërkesën e tyre pr

Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën 10:00, me mbledhjen dhe marshimin e zakonshëm drejt Ministrisë së Arsimit.

Pedagogët do t’i bashkohen revoltës studentore në të njëjtin orar të planifikuar. Stafi i akademikëve dhe studentët nuk pranojnë ftesën e përhershme për ulje në tryezë dhe dialog, por këmbëngulin në kërkesën e tyre primare, dorëheqjen e Edi Ramës.

Ashtu si në ditët e tjera pritet të marrin pjesë dhe qytetarë të zakonshëm dhe aktivistë të shoqërisë civile. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.