Lajme Zone
Mbahet Asambleja e PS, Rama: Nisim organizimin e ri për Tiranën
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Mbahet Asambleja e PS, Rama: Nisim organizimin e ri për Tiranën

Në mbledhjen e Asamblesë së PS për Tiranën, ku të pranishëm janë edhe bashkëkryetarët e sapoemëruar, ministri Ervin Demo dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, Rama u ndal te përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe organizimi i strukturave socialiste në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama Rama paralajmëron drejtuesit socialistë për përgjegjësitë në parti dhe kritikon drejtësinë për çështjen Veliaj... Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nisjen e organizimit të ri të Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ndërsa ka paralajmëruar drejtuesit socialistë për përgjegjësitë që duhet të përmbushin. Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në kryeqytet, Rama kritikoi edhe vendimmarrjen e drejtësisë për kryebashkiakun Erion Veliaj, si dhe mënyrën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS për Tiranën, ku të pranishëm janë edhe bashkëkryetarët e sapoemëruar, ministri Ervin Demo dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, Rama u ndal te përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe organizimi i strukturave socialiste në kryeqytet.

Kryeministri theksoi se procesi i ri organizativ duhet të përfshijë anëtarët e partisë, qytetarët dhe komunitetet, ndërsa iu referua edhe buxhetit të vitit 2027 si pjesë e bilancit të qeverisjes socialiste.

“Sot nisim organizimin e ri të PS për Tiranën. Ky organizim duhet të jetë gjithëpërfshirës, partiak, në kuptimin e angahzimit të posaçëm të çdo anëtari, qytetar, në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese, komunitar. Ky organizim do ta marrë forcën e vet të arritjeve të mëdha të PS për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasqyra e plotë e të cilave është buxheti 2027.

Njëkohësisht në forcë bindëse, do të duhet të kthejmë edhe deficitet që ka krijuar për Tiranën humbja e drejtpeshimit të drejtësisë së re. Nga njëra anë me paraburgimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së qytetit dhe vendimin absurd të Kushtetueses për ta lënë në detyrë, edhe pse në mungesë. Ky absurditet është i pashoq në historinë e Europës demokratike”, tha Rama.

Duke folur për garën elektorale në kryeqytet, kreu i PS-së iu referua rezultateve të mëparshme të socialistëve në Tiranë, por paralajmëroi se strukturat e partisë nuk duhet ta konsiderojnë fitoren të sigurt.

Ai rikujtoi edhe humbjen e mëparshme të zgjedhjeve në kryeqytet, të cilën e lidhi me atë që e cilësoi si ndërhyrje në procesin zgjedhor, por edhe me problemet në organizimin e socialistëve.

Më tej, ai ka kërcënuar edhe socialistët teksa ka deklaruar se kushdo të sillet "si e ëma e Zeqos në majë të thanës" nuk do të ketë tolerime dhe do të përjashtohen nga PS.

“Në Tiranën që e kemi fituar 6 herë në 26 vitet e fundit, kemi qenë një ofertë që ka qenë gjithnjë e një niveli tjetër. Mbajeni parasysh këtë herë, se atëherë që nuk e mbajtëm dot fitoren, na mundi vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve, por na la në baltë dhe organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë e bindur se e ka fitoren në xhep. Nuk rrezikohemi sot nga ajo mendjelehtësi dhe nuk dua të përsëris këtu gjatë çfarë thashë në Asamblenë Kombëtare për fenomenin e emës së Zeqos në majë të thanës.

Kushdo të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyrat ndaj familjes sonë politike dhe borxhet që i kemi atyre që na kanë besuar, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi politike. Të gjithë janë të nevojshëm, por askush i domosdoshëm.

Njeriut që nuk i jepet të lexojë saktë situatat, të fantazojë duke folur gabim dhe të porosisë gabimisht punë të gabuara, por askujt që ka lirinë të marrë vendime në një funksion politik, nuk i falet të bëjë të njëjtat gabime dhe lërë pastaj të zbatohen porosi që e bëjnë bashkëfajtor ndaj të tjerëve. Çdo drejtuesi të hallkës së drejtimit të Bashkisë së Tiranës, i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga lart për motive të pajustifikueshme as nuk do të harrohet, as nuk do të falet. Jemi partia që e kemi çliruar shtetin nga makthi i keqtrajtimeve apo largimeve politike nga puna”, tha Rama.

Riorganizimi i strukturave të Partisë Socialiste vjen pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, të zhvilluar më 14 nëntor në Gjirin e Lalëzit, në Durrës, ku në qendër të diskutimeve ishin ndryshimet në drejtimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratuan ndryshime në strukturat drejtuese të socialistëve në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj u përjashtua nga forumet drejtuese të partisë, duke mbetur vetëm anëtar i thjeshtë. Nga strukturat drejtuese u larguan gjithashtu Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca.

Ndërkohë, krahas ndryshimeve organizative, Partia Socialiste ka nisur edhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për 46 bashkitë e vendit, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tabaku kritikon paketën fiskale 2027: Nuk lehtëson familjet me të ardhura mesatare, rrit barrën për biznesin e vogël 21 Nëntor 2026, 10:5010:50Politike Veliaj sfidon Ramën nga burgu: PS është kthyer në hordhi privilegjesh, hidhni një sy nga shoku në krah 21 Nëntor 2026, 09:4509:45Politike Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë, nis “gjuetia” ndaj mbështetësve të Veliajt 21 Nëntor 2026, 08:0008:00Politike "Çuditërisht më gjetën dakord"/ Rama pretendon se ka zhvilluar dialog me studentët; por kush janë ata? 21 Nëntor 2026, 07:3507:35Politike “Votova Lulzim Bashën dhe jo Sokol Olldashin”, Korreshi zbulon vendimin për të cilin është penduar në politikë 20 Nëntor 2026, 21:4121:41Politike Rama zgjidh qesen në prag të zgjedhjeve, 319 milionë lekë për rindërtimin në 3 Bashki 20 Nëntor 2026, 19:4819:48Politike