Lajme Zone
Mazhoranca e miratoi me 85 vota në Kuvend, presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Mazhoranca e miratoi me 85 vota në Kuvend, presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, u shoqërua me debate të forta politike dhe protesta të banorëve në disa qytete.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, u shoqërua me debate të forta politike dhe protesta të banorëve në disa qytete. Me dekretin nr. 580, të firmosur më 31 tetor 2026, Presidenti Bajram Begaj ka shpallur ligjin për ndarjen e re territoriale të vendit, pas miratimit të tij në Kuvend më 9 tetor.

Miratimi i reformës u shoqërua me rreth 14 orë debate mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike kundërshtoi hartën e re, duke propozuar krijimin e 100 bashkive dhe 12 qarqeve, ndërsa socialistët argumentuan se reduktimi i njësive vendore do të rriste efikasitetin e administratës dhe shërbimeve.

Projektligji u miratua me 85 vota pro dhe 34 kundër.

Kundërshtimet nuk mbetën vetëm në Kuvend. Banorë të disa qyteteve, përfshirë Patosin, Maliqin, Përrenjasin, Poliçanin, Klosin dhe Memaliajn, zhvilluan protesta kundër bashkimit të bashkive të tyre me njësi të tjera vendore.

Protestuesit ngritën shqetësime për humbjen e identitetit lokal, largimin e shërbimeve administrative dhe përfaqësimin e komuniteteve.

Edhe brenda mazhorancës pati rezerva për disa prej ndryshimeve të propozuara, ndërsa në Tiranë debatet u përqendruan te përfshirja e disa zonave në kufijtë administrativë të kryeqytetit.

Me firmën e Presidentit Begaj, ligji ka kaluar një tjetër fazë të rëndësishme institucionale, pas një procesi të shoqëruar me përplasje politike dhe kundërshtime nga komunitetet e prekura. Top Channel